E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ora e Debatit", drejtësia e zgjedhjet e 28 qershorit

Ndërhyrjet e politikës në sistemin e drejtësisë, reforma ligjore dhe e ardhmja e pushtetit gjyqësor ka qenë debati që ka sjellë emisioni i gazetarit, Alfred Peza. Kështu emisioni "Ora e Debatit" ka mbledhur së bashku protagonistët e sistemit të drejtësisë, prokurorë, gjyqtarë, juristë, noterë , avokatë si dhe drejtoreshën e shkollës së magjistraturës për të analizuar nevojat dhe pengesat me të cilat përballet sot pushteti gjyqësor. Sipas Gent Ibrahimit dhe Shkëlqim Hajdarit rastet e ndërhyrjes së politikës në sistemin gjyqësor fillojnë që nga emërimi i anëtarëve të Gjykatës së Lartë e deri tek ndërhyrjet më të vogla për të mbrojtur ministrat dhe biznesin e lidhur me politikën. Ndërsa fushata elektorale e ka lënë në harrese reformën në drejtësi, protagonistët e pushtetit të tretë kërkojnë që parlamenti i ri të punojë në disa drejtime që kërkojnë ligje të përmirësuara. Sipas konstitucionalistit, Gent Ibrahimi politika duhet të bëjë transparent dhe të hapur procesin e hartimit të ligjeve , duke përfshirë edhe grupet e interesit.
Pyetjes se përse partitë nuk e përmendin programin për drejtësinë Drejtori i Institutit për studime publike dhe ligjore Gent Ibrahimi u shpreh se partitë kanë një program të tillë por ato nuk bëhen publike sepse fushatat janë beteja të egra dhe nuk kanë kohë për gjëra të sofistikuara si drejtësia. Sipas tij politika është faktori kryesor për reformën në drejtësi dhe jo shoqëria civile. Ai gjithashtu shtoi se procesi legjislativ duhet të jetë i hapur dhe një mëshim tek dimensioni buxhetor. Ndërsa Sekretati i Përgjithshëm i Shoqatës së Prokurorëve Shkëlqim Hajdari u shpreh se drejtësia dhe bërja pjesë e fushatës me problemet që ka ajo është votë për partitë politike. Sipas tij drejtësia ka ngelur një klasë politike që do kishte krijuar ligje të suksesshme nëse do të kishte përfshirë ehde grupet e interesit. Ndërsa Drejtoresha e Shkollës së Magjistraturës Marjana Semini u shpreh se shkolla e magjistraturës është një institucion publik i pavarur nga politika. Sipas saj politika nuk ka tentuar të vendosë emrat që dot të hyjnë në shkollë por sipas saj ndërkombëtarët i mëshojnë më tepër nga gjyqëtarët për pavarësinë. Ndërsa Përfaqësuesi i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve Klodian Rado u shpreh se problemi parësor i drejtësisë fillon në dimesionin e paravarësisë duke shtuar se ka 3 shtylla të kësaj pavarësie si : paravarësia funksionale, pavarësia financiare, pavarësia organizative. Sipas tij disa pjesë së ligjit për gjyqësorin cënojnë statusin e gjyqëtarit. Ndërsa Kryetarja e Shoqatës së Noterëve Mimoza Sadushi u shpreh se reformat në drejtësi janë shkencore dhe jo politike.Sipas ligji për noterinë ka disa probleme të cilat sipas saj janë se parashikon liberarizimin e numrit të noterëve dhe ka problem me masat disiplinore për notërët. Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë Virgjil Karaja u shpreh në emisionin "Ora e Debatit" në 29 qershor pjesa më e vështirë e Kuvendit do të jetë përmisimi thelbësor i legjistracionit. Sipas tij parlamenti duhet të sistemojë problemet që ka ligji duke shtuar se duhet të krijohet urgjentisht gjykata administarative. Ai gjithashtu shtoi se duhet revulucion në afatet proceduriale dhe duhet varësi nga ligji për vendime të drejta duke shtuar se cilësia e gjykimeve nuk ka përmisime. Sipas Ibrahimit politika i ka një borxh gjyqësorit që të hapi procesin legjistlativ dhe atëherë fuqia e grupeve t ë interesit do të jetë më e madhe. Ibrahimi gjithashtu shtoi se politika ka bërë premtime boshe lidhur me reformat në drejtësi dhe se raporti i politikës dhe i reformës në drejtësi duhet të ndryshojë në mënyrë thelbësore. Ndërsa masën e dënimit për krimet ekspertët u shprehën se burgjet janë nmbushur me mbushur me krime të lehta. Sipas Seminit duhet të aplikohet reforma e dënimeve alternative që çdo i burgosur të rehabilitohet dhe ti përshtatet shoqërisë. Drejtori i Institutit për studime publike dhe ligjore Gent Ibrahimi u shpreh gjithashtu se proceset në drejtësi kanë nuancë politike në emërimet e Gjykatës së Lartë. Sipas tij politika ka nevojë të drejtpërsëdrejtë për një drejtësi servile ndaj saj. Po kështu edhe Hajdari u shpreh se në një emërim në një post në gjykatën e lartë duhet tia dish për nder një poltikani duke shtuar se politika ka ndikim në drejtësi.
Kështu përreth 3 orë , protagonistët e sistemit të drejtësisë kanë listuar në emisionin "Ora e Debatit", problemet që ka sot një nga shtyllat më të rëndësishme të shtetit shqiptar, në një kohë që asnjë forcë politike duket se nuk nxiton për të realizuar një reformë të plotë ligjore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›