"Ora e Debatit",Pango:Nesër sqarime përballë medias

Ish-ministri i Kulturës,Turizmi, Rinisë dhe Sporteve , Ylli Pango deklaroi në një bisedë të drejtëpërdrejtë telefonike për Ora News në emisionin "Ora e Debatit" se ditën e shtunë do të mbajë një konferencë për shtyp, ku do të sqarojë qëndrimin e tij rreth skandalit të fundit seksual të denoncuar nga emisioni "Fiks Fare". Ai bëri me dije se do të denoncojë këtë skandal duke "nënvizuar elementë të ngatërresave të qëllimshme që janë bërë nga emisioni "Fiks Fare". Pangoi u shpreh se "do paraqesë fakte për poshtërsitë e organizuara nga Filip Çakulli. Sipas ish-ministrit, lufta e emisionit "Fiks Fare" ëshë e urryer dhe e e pabarabartë."Perandoria mediatike Top Channel ka shpallur luftë ndaj një individi si unë dhe tashmë duhet të përgatitet për pasojat", theksoi ai. Cili është misioni i mediave dhe kufiri i saj, por edhe kufijtë që duhet të ketë politika me pushtetin dhe me abuzimin ose jo të saj ishin disa temat që u bënë pjesë e këtij emisioni. Ajo çka të ftuarit vlerësuan si të mireqenë dhe reale është fakti që në politikë nuk ka një filtër i cili mund të përzgjedhë funksionarët dhe kjo është një nga mangësitë e klasës politike. Vrasje dhe vetëvrasje, do ta cilësonte kryetari i PAD-së, Neritan Ceka skandalin "Pango. "Ngjarja është vrasje dhe vetëvrasje. Vrasje e të tjerëve në mënyrën më vulgare, sepse i vret shpresën të rinjve. Është vetëvrasje sepse është një karrierrë që mbyllet në mënyrë të turpshme", u shpreh Ceka. Sipas tij, kjo ngjarje është një lente që hapet papritmas në moralin e politikës shqiptare. Po ashtu, edhe analisti Agim Isaku e kondideroi si "një lente" këtë skandal, një lente që sipas tij tregon se në ç'mënyrë funksionon shteti,si funksionojnë filtrat për zgjedhjen e deputetit ministrit, pra a ka një strukturë u vlerësohet integriteti moral i atij që propozohet për të qenë funksionar. Sipas deputetit të PD-së, Aleksandër Biberaj skandali "Pango" është një fenomen negativ dhe i dënueshëm. "Por maxhoranca dhe kryeministri ka marrë qendrimin e saj",tha ai. Biberaj vlerësoi se "Mënyra si politika përzgjedh kandidatët për deputete e ministra ka treguar se deri tani nuk ka qenë e saktë".Lideri i "G99" do ta cilësonte skandalin si "një mitmarrje me mish". Erjon Veliaj u shpreh se në këtë rast mungonte një filtër në përzgjedhjen e Pango-s ndaj edhe Berisha duhet të kërkonte ndjesë.Në lidhje direkte kryeredaktori i emisionit "Fiks Fare" në Top Channel, Armir Shkurti,theksoi se ky emision ka përgjuar funksonin publik të Ylli Pangos dhe jo jetën e tij private. Ai e cilësoi ngjarjen si një abuzim me detyrën dhe jo një aferë seksi. "Nuk kam asgjë personale me Pangon për ta sulmuar ashtu si ish-ministri ka deklaruar", nënvizoi Shkurti. Sipas përfaqësueses së levizjes "Mjaft",Elisa Spiropali, Pango është një rast i mirëfilltë i përdorimit të pushtetit ndaj femrës. "Rasti Pango është simptomë e një sëmundje që ekziston prej kohësh në Shqipëri", u shpreh ajo. Pyetjes së sondazhit nëse skandali ishte faji i Pangos apo i Fiksi-t, 60.1 % e votuesve zgjodhën Pangon dhe 39.9% votuan se fajtor ishte Fiks-i.