E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ora e Debatit",diskutohet profili politik i kryetarit të LSI-së Ilir Meta

Emisioni "Ora e Debatit" ka sjellë këtë here një portret ndryshe të Ilir Metës. Analistët Mustafa Nano, Blendi Fevziu, Andi Bushati si dhe Luan Hajdaraga i PS-së e Luan Rama i LSI-së, kanë bërë analizën e kryetarit aktual të LSI-së Ilir Meta, si një prej figurave kryesore të skenës politike shqiptare.Përballë gazetarit Alfred Peza, analistët më të njohur të vendit kane debatuar rreth shkaqeve të krizës që ka ndarë tashm LSI-në dhe PS-së dhe përplasjen mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Debati është fokusuar rreth portreteve të njerëzve që drejtojnë partitë shqiptare e që shfaqen si lider të fortë. Emisioni "Ora e Debatit" dhe paneli i përbërë nga figurat e njohura të medias ka shënuar një shikueshmeri shumë të lartë, që u pasqyrua edhe në mesazhet që mbërritën në redaksinë e Ora News.Drejtuesi i emisionit "Opinion", Blendi Fezviu u shpreh se "Meta solli ide të re në PS-ë. PS-ë nuk ndryshoi strukturën e partisë, por vetëm klasën politike. Meta iu përshtat kornizës ideologjike të PS-së dhe nuk hyri të impononte një strukturë të re. Meta ka karakteristikat e një lideri, është ambicioz , një makinë pune". Sipas tij "Meta ishte i pari që krijoi një buxhet investimesh. Risia kryesore që solli është fakti që u largua nga PS-ja dhe ndërmori nismën që të krijojë një parti të re." Fevziu theksoi se " Problem i pazgjidhshëm mes Ramës e Metës mbetet se ata duan të jenë të dy liderë të së majtës.Luan Hajdaraga u shpreh se tek Meta vlerëson dinamizmin dhe energjinë e tij. "Situata që kemi kaluar në opozitën e parë me Metën ka qenë një periudhë e artë e PS-së. Në PS-ë Metës nuk i është falur asgjë, gjithçka e ka arritur falë zotësisë së tij. Meta ndihmoi në tranformimin e PS-së, sidomos kur ishte në krye të FRESSH-it". Lidhur me forcën që drejton Ilir Meta, sipas ish kryetarit të PS-së, Hajdaraga "LSI-ja nuk e ka krijuar ende integritetin e saj. Andi Bushati u shpreh se "Ilir Meta nuk ka sjellë asgjë te re në politikën shqiptare që nga hyrja në FRESSH derisa u bë kryeministër i vendit në kohën e PS-së. Ilir Meta solli risi në mënyrën si po ngre të parën forcë seroze politike që i kundërvihet dy partive të mëdha". Sipas drejtuesit të emisionit "Zonë e ndaluar", Meta ka ngritur një forcë politike me integritet, një parti që di të kuptojë problemet e publikut. "LSI-ja është parti kryetarësh, por në muajt e fundit është renditur në atë krah që politika të mos jetë monopol i një personi". Lidhur me raportet mes Metës dhe Ramës ai tha se mes tyre ka një luftë egoje, një luftë liderësh dhe një luftë të thyerjes së rregullave të lojës. Sipas Mustafa Nano-s "Meta ka ambicie dhe pragmatizëm, por nuk ka sjellë risi në planin politik, nuk është ndonjë ofertë e madhe. "Në planin karakterial Meta ka karakter deçiziv dhe ka psikologjinë e liderit, ai nuk mund të jetë i dyti. Në planin elektoral Meta ka befasuar me mënyrën si është përpjekur ti imponohet elektoratit shqiptar.", u shpreh oponionisti i gazetës "Shqip". "Mes Ramës dhe Metës ka një kacafytje personale që nuk asgjë parimore. Tek LSI-ja opozitën e shohin në mënyrë armiqësore",shtoi Nano. Luan Rama theksoi se "Ilir Meta, jo vetëm për shkak të dinamizmit që i dha PS-së nëpërmjet FRESSH-it, por edhe për shkak të natyrës së tij konsistente mbajti gjallë frymën e debatit brenda stukturës së PS-ë. Meta u bë ambasador i përfaqësimit të PS-së në strukturat evropiane". Sipas Sekretarit të Marrëdhënieve me Publikun në LSI "Meta ka kërkuar të jetë i zoti me çdo kusht, karrierra e tij është e lidhur me zotësinë dhe konsistencën e tij, këtë e tregon dorëheqja e tij si kryeministër". Rama shtoi se " LSI-ja jo vetëm ridimensionohet si një forcë politike që mbron të drejtat e së majtës evropiane, por respekton frymën institucionaliste dhe shtetin ligjor. LSI-ja është kundër monopoleve në politikë dhe ekonomi".I intervistuar nga Ora News, kreu i LSI-së, Ilir Meta u shpreh se "Politika është mundësia më e mirë për ti shërbyer vendit dhe të tjerëve. Është bensikëri ndaj atyre që më besojnë dhe përkrahin.LSI-ja është shpresë dhe garanci për ata që janë lodhur nga mugesa e ndershmërisë së PS-së dhe PD-së. LSI- është e vetmja forcë politike që ka qenë e hapur për çdo sistem elektoral të ndershëm. LSI-ja që nga fillimet deri më sot është kundër frymës së monopoleve jo vetëm në politikë por edhe në ekonomi." Petro Koçi,kryetar i PS'91, në intervistën për "Ora e Debatit" tha se "Ilir Meta është një nga njerëzit që ka kontribuar në modernizimin e PS-së. Raportet me PS-së dhe LSI-së janë ndryshuar njëanshëmrisht nga Edi Rama. Rama shkeli kontratën e nënshkruar me LSI-në dhe partitë e tjera të vogla të majta për përmbajtjen e Kodit Zgjedhor, ai shkelmoi mundësinë që e majta të ishte e bashkuar në zgjedhje". Në sondazhin e emisionit "Ora e Debatit", pyetjes se në zgjedhjet elektorale të vitit 2009-të do të votonin për LSI apo PS-ë 36.4% e shqiptarëve votuan për PS-në dhe 63.6% për LSI-në.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›