E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shamku: Qeveria po falimenton universitetet kryesore të vendit

Sipas kryetares së Komisionit të Edukimit në PS, Ledi Shamku "vendimi i Ministrisë së Arsimit për të financuar fakultetet mbi bazën e numrit të të regjistruarve çon në rrënimin dhe mbylljen e qendrave universitare". Sipas Shamkut "Shqiptarët nuk po i dëgjojnë më fanfarat e rrejshme të kësaj qeverie. Vendi sot drejtohet nga çeta Adhamudhësh që shërimin e kanë kuptuar si eleminim të të sëmurit". Sipas Ledi Shamkut vendimet e fundit të Ministrisë së Arsimit do të çojnë në mbylljen e qendrave universitare më të rëndësishme, si në Shkodër, Elbasan apo Gjirokastër. Në fund të fjalës kryetarja e Komisionit të Edukimit në PS tha se "Në momentin që PS do të vijnë në krye të vendit do të aplikojë një politikë më të përgjegjshme për arsimin".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›