E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: PD-ë do të bllokojë dosjet e "qeverisë"

Partia Socialiste sulmon projektligjin e PD-së për hapjen e dosjeve të ish bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së Erjon Braçe ka akuzuar maxhorancën se qëllimi i vërtetë i këtij drafti ligjor është bllokimi i punës së Prokurorisë për çështjen e rrugës Durrës-Kukës, për tragjedinë e Gërdecit dhe çështjen Fazlliç. Sipas Braçes ligji për pastërtinë e figurës së zyrtarit të lartë synon pikërisht mbrojtjen e ministrave të qeverisë Berisha që po hetohen nga Prokuroria. Ligji për hapjen e dosjeve të ish bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, që pritet të diskutohet të hënën në Parlament, parashikon pushimin nga puna të gjyqtarëve, prokurorëve dhe hetuesve që para vitit '90-të janë marrë me çështje politike

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›