Shkodrani ekstradohet nga Italia, akuzohet për tentativë vrasjeje
TIRANE- Një 37 vjeçar nga Shkodra, i akuzuar për tentativë vrasjeje është ekstraduar nga Italia për tu gjykuar në Shqipëri. Arben Mlloja, 37 vjeç është ekstraduar nga Roma pasi ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg", në mungesë, për kryerjen e veprës penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese", e mbetur në tentativë, si dhe “armëmbajtjes pa leje".
37 vjeçari Mlloja akuzohet se në datën 19 janar të këtij viti, në ambientet e bar restorant “Bexhistani", në Shkodër, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur shtetasin me inicialet Zamir S., ndërkohë që ka pasur si qëllim të vrasë një tjetër shtetas që ndodhej në tavolinën pranë tij.
Arrestimi i tij në Itali u bë i mundur pak javë më parë, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën.
(s.g/BalkanWeb)