Durrës, ekzekutohet me armë një 35-vjeçar

Një 35-vjeçar është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes në plazhin e Durrësit ku persona të panjohur kanë qëlluar me armë shtetasin Gentian Deliallisi 35 vjeç duke e lënë të vdekur.
Menjëherë personat duke përfituar edhe nga errësira janë larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të tyre.
Nuk bëhen ende të ditura shkaqet për të cilat 35-vjeçari Gentian Deliallisi është ekzekutuar por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e vërtetë të ngjarjes.