E Diel, 1 Nëntor 2026

Tevez akuzon Mançinin: Na lodh shumë në stërvitje

ANGLI- Pavarësisht rezultateve të mira në kampionat, situata te Mançester Siti nuk duket aq e qetë. Për të ndezur atmosferën ka menduar Karlos Tevez, i cili në një intervistë dhënë për “Daily Mail” ka akuzuar trajnerin Roberto Mançini se po i lodh shumë lojtarët. “Ne futbollistët nuk jemi të lumtur me programet stërvitore të tij, sepse jemi në fund të një sezoni të gjatë, jemi të lodhur dhe na duhet të përballemi me ndeshje shumë të forta, - deklaroi argjentinasi. – Trajneri vazhdon të na bëjë dy seanca stërvitore, në mëngjes dhe pasdite. Ndërsa ditën tjetër punojmë dy orë rresht. është diçka që nuk e kuptoj, megjithëse trajneri është ai dhe unë jam vetëm futbollist”. Tevez ndërkohë e ka quajtur të gabuar edhe shkarkimin e Mark Hjuxhs.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›