E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Profesionet e Rregulluara", p/ligj për të garantuar cilësinë e profesioneve

Për të siguruar titullin mjek, dentist apo inxhinier profesionist, do të duhet të zhvillohet provimi i shtetit, vetëm nëpërmjet të cilit çelet rruga për në tregun e punës. Zv/ kryeministri Genc Pollo ka zbardhur p/ligjin e qeverisë për "profesionet e Rregulluara në Shqipëri", i cili synon të rrisë sigurinë e shëndetit publik.
Mjekët, dentistët, inxhinerët, avokatët dhe të tjerë profesione si këto, do të licensohen vetëm nëpëmrjet provimit të shtetit. Disa ditë më parë qeveria shqiptare, bëri publik draftin përkatës, mbi bazën e të cilit do të funksionojë e drejta e ushtrimit për disa profesione kyç në cështjen e shëndeteit dhe sigurisë së popullatës.
Ligji për "profesionet e rregulluara në Shqipëri", do të nxisë edhe reformimin e urdhërave profesionistë. Sipas zv/ kryeminsitrit genc Pollo, të gjithë të licensuarit nëpërmjet provimit të shtetit, do të duhet të rregjistrohen në urdhërin përkatës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›