Aktivistët e "Vetëvendosjes", 30 ditë paraburgim
Gjykata Komunale e Prishtinës mori vendimin për të penalizuar 21 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE , duke i dënuar ata me 30 ditë paraburgim. Bëhet fjalë për aktivistët të cilët u arrestuan të martën gjatë aksionit që kjo lëvizje organizoi kundër misionite europian EULEX dhe kundër veprimeve të tij në Kosovë, veçanërsisht ndaj protokollit që EULEX do ta nënshkruajë me Serbinë. Në komunikatën për mediat të lëvizjes thuhet se ky vendim i gjykatës flet qartë për atë që në Kosovë nuk ka ndryshuar asgjë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në këtë komunikatë thuhet se "Kosova vazhdon të jetë e sunduar nga misionet ndërkombëtare UNMIK, ICO, EULEX..., të cilat kanë pushtet ekzekutiv dhe imunitet ndaj ligjit, dhe nuk e njohin ekzistencën e shtetit të Kosovës. EULEX-i është trashëgimi e UNMIK-ut , vetëm nëpër vendbanimet me shumicë shqiptare, duke qenë njëkohësisht pjesë e tij, në dy aspekte të rëndësisë kryesore: në atë juridiko politik dhe në aspektin praktik pasi EULEX i mban të robëruara gjykatat dhe policinë e Kosovës duke iu vendosur atyre përmbi dhe duke ndërhyrë në brendësi - vijon komunikata. Dhuna e ushtruar nga anëtarët elëvijses vetevendosje u kritikuar dhe u dënua ashpër nga insitutucionet vendore dhe ato ndërkomëbtare ne Kosovë.".