E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza politike në Shqipëri i “ngre” nervat BE-së

TIRANE-Ngërci politik në Shqipëri për shkak të zgjedhjeve parlamentare të vitit ka acaruar zyrtarë të lartë të Bashkimti Europian që vazhdimisht I kanë bërë thirrje koalicionit qeverisës dhe opozitës - për t'i dhënë fund, si thonë ata, 'fenomenit të zgjedhjeve shqiptare ' që kur vendi u largua nga periudha komuniste mbrapa në 1992.

Kështu pohon dtt.net në një artikull ku i referohet burimeve të BE-së në Bruksel. Sipas tyre politikanët shqiptarë duhet të harrojnë grindjet e paarsyeshme dhe të shikojnë dhe të përqendrohen pa vonesë në të ardhmen evropiane të vendit të tyre.
"Sa herë që ka zgjedhje në Shqipëri kemi të bëjmë me ta përsëri dhe përsëri, për 18 vjet rresht. Në vend që të shtyjnë para dhe përshpejtojnë afrimin e vendit drejt BE-së të cilin ata pretendojnë ta duan, ata janë të përfshirë rregullisht dhe në mënyrë të përsëritur në një cirk pingpongu politik duke fajësuar njëri-tjetrin për vota, " burimet një vendi anëtar të BE-së NATO-s tha për dtt-net.com.

"Unë nuk mund të mbaj nervat e mia poshtë dhe ta thjeshtojë fjalorin tim dhe paralajmërimet," shton burimi.

"Është në dorën e tyre për të zgjidhur problemet e tyre, e jo e jona. Por unë mendoj se ata kanë një problem të thellë mentaliteti dhe të identitetit politik dhe se ne këtë nuk mund ta zgjidhim. Dhe kjo vlen për të dyja palët, qofshin të jenë në opozitë apo në pushtet, " tha burimi i cili shton se " si pasojë ë kësaj gjendjeje nuk janë politikanët shqiptarë të cilët do të vuajnë nga kjo , por shqiptarët dhe ardhmja evropiane e tyre."

Për shtatë muaj Partisë Socialiste e Edi Ramës bojktoi parlamentin duke fajësuar koalicionin qeverisës të kryeministrit Sali Berisha për vjedhje të votave, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar. Por pavarësisht mosmarrëveshjeve për zgjedhjet PS-ja u kthye në parlament që muajin e kaluar. Vendimi i parlamentarëve të opozitës për t'u kthyer në trupin legjislativ pas shtatë muajsh bojkoti përsëri nuk ka ndryshuar asgjë.

Propozimi i qeverisë për krijimin e një komisioni parlamentar për hetimin e zgjedhjeve është miratuar nga parlamentarët e shumicës në pushtet, por ky komision nuk do të hapë kutitë e votimit. Partia Socialiste këmbëngul për hapjen e kutive të votimit ku u raportuan parregullsi.

PS madje ka paralajmëruar protesta masive rruge në të gjithë vendin me protestën qendrore që pritet të mbahet në fund të Prillit, me qëllim të rrëzimit të qeverisë Berisha dhe do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Zyrtarët e BE dhe diplomatët e saj në Shqipëri më shumë se njëherë u kanë bërë thirrje të dyja palëve për një kompromis. I fundit që ka udhëtuar në Tiranë dhe ka bërë thirrje për fundin e bllokimit, është Komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Stefan Fule.

Kriza mund të dëmtojë gjithashtu shpresat e Shqipërisë, por edhe premtimet e qeverisë për heqjen e vizave nga BE-ja për qytetarët e vendit këtë vit.

Shqipëria ka aplikuar vitin e fundit për statusin e vendit kandidat të BE-së dhe ka shpresuar deri në kohët e fundit për një përgjegje pozitive nga Brukseli.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›