Heqja e imunitetit, deputetët e PS para Këshillit
TIRANE- Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve fillon sot proceduren per heqjen e imunitetit te tre deputeteve te PS-se, pas kerkeses se prokurorise per hetimet e 21 janarit.
Ne mbledhjen e sotme, i pari qe do te dale para keshillit eshte deputeti Tom Doshi, e pas tij edhe dy te tjeret, Taulant Balla dhe Besnik Baraj.
Ata pritet e japin sqarimet dhe argumentat e tyre, ndaj kerkeses se bere nga organi i akuzes, qe i ka bere pjese te hetimeve per ngjarjen qe la 4 demonstrues te vrare dhe shume te tjere te plagosur.
Diten e marte, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mblodhi Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, qe e njoftoi per dosjet e mberritura nga prokuroria, Ajo kerkoi nisje te menjehershme te procedures, ne menyre qe kerkesa per heqjen e imunitetit per ta te behej ne seancen e se enjtes, por nje gje e tille u kundershtua nga kreu i grupit te PS-se, Gramoz Ruci, i cili kerkoi kohe per leximin e dosjeve.
Të hënën Prokuroria e Përgjithshme dorëzoi në kryesinë e Kuvendit kërkesën për heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë për të bërë të mundur sqarimin plotësisht të pozicioneve të tyre në lidhje me ngjarjet e 21 janarit.
Për të sqaruar plotësisht pozicionin e deputetëve Besnik Baraj, Tom Doshi dhe Taulant Balla në raport me ngjarjet e datës 21.01.2011, për veprën penale të organizimit dhe pjesmarjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, lind e domosdoshme kryerja e disa veprimeve hetimore ndaj tyre. Prokuroria e Përgjithshme, i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë dhënien e autorizimit për procedim të 3 deputetëve socialistë- theksoi kryeprokurorja Ina Rama.