Kuvendi nis sot gjyqin për tre deputetët e PS-së
Mazhoranca ka ndryshuar axhendën e Kuvendit dhe sot do të nisë procedura për heqjen e imunitetit të tre deputetëve të PS-së të akuzuar për 21 janarin. Kuvendi bëri të ditur se të tre deputetët do të pyeten sot nga Komisionin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.
Nesër (sot), duke filluar nga ora 10:00, Këshilli i Rregullores , Mandateve dhe Imunitetit do të shqyrtojë (dëgjojë deputetët) kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit për të tre deputetët Doshi, Balla dhe Bare,- thuhet në njoftim.
Për secilin nga deputetët, organi i akuzës ka përgatitur një material prej 272 faqesh ku përfshihen deklarata të të arrestuarve nga policia si dhe foto të tre deputetëve të premten e 21 janarit 2011.