E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet kushtetuese, Jahjaga numëron ditët

Atifete Jahjaga

PRISHTINE- As Atifete Jahjaga, njësoj si dy ish-paraardhësit e saj, Fatmir Sejdiu e Behgjet Pacolli, nuk do të mund ta çojë deri në fund mandatin e saj si presidente e Republikës së Kosovës.

Madje, ajo qysh tani ka lluar të numërojë ditët e qëndrimit të saj në krye të shtetit, ndryshe nga dy paraardhësit që ishin rrëzuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Me ndryshimet kushtetuese që pritet të ndodhin së shpejti, Jahjaga mund të qëndrojë në krye të shtetit më së shumti edhe për gjashtë muaj pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve.

Anëtarët e Komisionit për Amendamentimin e Kushtetutës thonë se në këtë formë ata do të respektojnë marrëveshjen mbi bazën e së cilës është zgjedhur presidentja dhe e cila e përcakton se pas hyrjes në fuqi të amendamenteve kushtetuese brenda gjashtë muajve do të shpallen zgjedhjet.

Anëtarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani, thotë se deputetët e angazhuar për amendamentimin e Kushtetutës nuk do tia shkurtojnë mandatin presidentes Jahjaga, por do ta përcaktojnë se zgjedhjet e ardhshme presidenciale duhet të mbahen brenda gjashtë muajve. (Zeri)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›