Vlorë, tritol makinës së efektivit të policisë

Policia e Vlorës
VLORE- Lende plasese ne automjetin e nje efektivi te policise ne Vlore. Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te sotem, ne lagjen Pavarësia të qytetit.
Sipas te dhenave te para mesohet se nga lenda plasese ka shperthyer automjeti ne pronesi te efiktivit të policisë së Vlorës, Andi Bega.
Per fat shperthimi ka shkakuar vetem shkaterrim te automjetit dhe nuk ka shkaktuar njerez te lenduar.
Makina ka qene e parkuar ne afersi te baneses dhe shperthimi eshte degjuar ne gjithe zonen perreth. Policia ka nisur hetimet per ngjarjen, por ende nuk ka te dhena rreth shkakut dhe autoresise.