Jim Belushi në "Dua më shumë Shqipërinë"
Ka mbërritur në Shqipëri aktori hollivudian me origjinë shqiptare Jim Belushi. Ai është pritur nga regjisorja Grabocka, pasi do të jetë një ndër figurat e famshme në mbrëmjen gala të 11 nëntorit "Dua më shumë Shqipërinë". Megjithëse një figurë e rëndësishme, Jim Belushi ka dalë menjëherë në terrenin shqiptar dhe në aktivitete e Tiranës. Ka marë pjesë në "Javën e modës shqiptare" dhe ka ndjekur hap pas hapi vajzat, të cilat kanë sfiluar në pasarelën e Hotel Sheraton. Natyrisht është takuar me shume pjesmarrës në sfilatë dhe na ka bërë përshtypje mirësjellja dhe dashamirësia që ka treguar aktori me origjinë shqiptare për bashkëkombasit e vetë. Jim Beluashi ka mbërritur për të disajtën herë në Shqipëri dhe pritet me padurim, që të shihen në një performancë të mundshme në pallatin e Kongreseve ku do të mbahet dhe nata gala e "Dua më shumë Shqipërinë", mbrëmje e cila rikthehet për të dytën herë nën produksionin e regjisores Vera Grabocka. Është kthyer në një traditë tashmë ky evenimen, I cili dhe pse nuk zhvillohet vit pas viti, sjell një nivel të lartë spektakli, nën petkun dhe origjinën shqiptare, duke rritur akoma dhe më tepër dashurinë për Shqipërinë dhe kënaqësinë e kulturës shqiptare. Kështu pritet të jenë bashkë në këtë natë gala një numër I madh artistësh shqiptar me famë ndërkombëtare, ku natyrisht firma e vetme e produksionit mban emrin e Vera Grabockës.