Kapet me 9 pistoleta suedezi në Muriqan

Burime zyrtare thanë se është kryer procedura e kalimit në dalje nga Shqipëria e autobusit të shoqërisë “Deva Tours” nga Kosova.
“Bazuar në informacionet e marra autobusi është kaluar nga shërbimet kufitare për kontroll në vijën e dytë dhe si rezultat i kontrolleve të imtësishme të bagazheve, shtetasit Lars Tommy Rosen, 32-vjeç, me shtetësi dhe kombësi suedeze, i pajisur me pasaporte suedeze me nr. 56504025, i cili udhëtonte si pasagjer në këtë autobus, në një çantë shpine që e mbante tek këmbët, ju gjetën e sekuestruan nëntë copë pistoleta automatike të markës “Ekol Special”, të kalibrit 9mm, si dhe si dhe nëntë karikatorë pa fishekë”, thekson policia në deklaron zyrtare.
Sendet e kundërligjshme të përshkruara më sipër u sekuestruan dhe aktet procedurale të përpiluara për rastin do të referohen në Prokurorinë për Krime të Rënda për trafikim ndërkombëtar të armëve luftarake. /Start/
2012-09-06 09:11