E Diel, 1 Nëntor 2026

"Tërheqja nga Gaza, gabim që nuk do të përsëritet"

"Tërheqja nga Rripi i Gazës nuk na ka sjellë as paqe dhe as siguri. Ky territor është bërë një bazë që kontrollohet nga Hamasi pro-iranian dhe ne nuk mendojmë të bëjmë të njëjtin gabim'', deklaroi Netanjahu në fillim të takimit të përjavshëm të qeverisë së tij.

"Ne nuk do të krijojmë të larguar të rinj'', shtoi ai  duke iu referuar kolonëve hebrenj, të cilët mund të evakuohen nga Cisjordania e pushtuar në kuadër të një rregullimi të përhershëm me palestinezët.  

"Ne kërkojmë një marrëveshje që njeh Izraelin si shtet të popullit hebre dhe që parashikon rritjen e sigurisë tonë'', theksoi Netanjahu.

Në shtator 2005, trupat izraelite u tërhoqën nga Rripi i Gazës pas 38 vitesh pushtim, sipas planit të mosangazhimit të njëanshëm nga kryeministri i asaj kohe, Ariel Sharon.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›