E Diel, 1 Nëntor 2026

Sardenjë, grabiten princesha dhe një biznesmen

"Grabitësit kanë përdorur kudo të njëjtin çelës. Në 10 minuta, në orarin e darkës ata kanë arritur të çmontojnë dhe të marrin kasafortën në dhomën e vajzës së zëvendës mbretit të Arabisë Saudite'', shkruan e përditshmja ''La Stampa''.

Sipas të përditshmes të së majtës ''La Repubblica'', kjo vjedhje është transformuar në një aksident diplomatik.
"Një këshilltar i ambasadës saudite mbërriti në Sardenjë dhe kjo ngjarje po ndiqet nga shërbimet sekrete italiane dhe diplomatët e dy vendeve", shtoi ''La Repubblica''.

Biznesmeni maroken u vodh në një hotel tjetër luksoz në Costa Smeralda, zona më e pasur në Sardenjë, ku kryeministri italian Silvio Berlusconi posedon një vilë luksoze.

Edhe në këtë hotel është përdorur e njëjta teknikë ku është vjedhur kasaforta me 150 000 euro bixhuteri dhe të holla.

Vjedhjet u kryen gjatë javës në dy hotele që i përkisnin të njëjtit grup ''Iti Hotels'' dhe hetuesit dyshojnë për një rrjet hajdutësh që mund të kenë ardhur nga vende të huaja dhe janë ndihmuar nga ndonjë i punësuar në këto dy hotele.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›