"Të ndalet dalja e jashtëligjshme e kapitaleve financiare jashtë vendit"

Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, theksoi dje nëpërmjet një komunikate se duhen marrë masa të jashtëzakonshme për zhvillimin afatgjatë të ekonomisë shqiptare.
“Duke pasur parasysh uljen e vazhdueshme të të ardhurave vjetore nga remitancat, kufizimin e mundësive për të rritur borxhin publik si dhe mundësitë e pakta për të përfituar nga procese privatizimi të pronës publike për shkak të cilësisë së pjesës së mbetur si dhe të kërkesës së ulët të investitorëve dhe tregjeve të huaja, duhen parashikuar masa të jashtëzakonshme nga institucionet qeveritare për zhvillimin afatgjatë të ekonomisë kombëtare”, tha zoti Buxhuku.
Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë tha gjithashtu se nxitja me çdo kusht e prodhimit vendas, sidomos e drejtuar për tregun e brendshëm, është mënyra e vetme për të ulur rreziqet që i vinë ekonomisë kombëtare nga kahu negativ i thellimit të deficitit tregtar.
“Krahas kësaj duhen ndërmarr veprime të shpejta nga institucionet qeveritare shqiptare përfshi edhe Shërbimin Informativ Shtetëror/ SHIK për ndalimin e daljes së jashtëligjshme jashtë vendit të kapitaleve financiare shqiptare”, tha ai, duke nënvizuar se duhen shfrytëzuar me çdo kusht mundësitë e dhëna nga ligji në fuqi prej pothuaj dy muajsh i faljes fiskale për thithjen e të ardhurave financiare të siguruara nga qytetaret shqiptare jashtë vendit. /Start/
2011-07-11 08:38