elet ne Korce panairi i biznesit te grave

Është çelur në qytetin e Korçës panairi i biznesit të grave,I pari aktivitet I këtij lloji I organizuar në këtë Rajon.
Dhjetra gra biznesmene të Rajonit të Korçës dhe disa rajone të Greqisë ,kanë prezantuar produktet e tyre të shumllojshme ,ku kanë mbizotëruar punimet artizanale si dhe të industrisë agroushqimore.Produktet e reklamuara në këtë panair ,kanë tërhequr vëmendjen e mjaft qytetarëve të Korçës ,por edhe vizitorëve të tjerë,të cilët kanë vlerësuar sidomos artin dhe traditën e punimeve artizanale të grave korçare,në qëndistari dhe punimin e qilimave.
Panairi i cili u organizua dhe u mbështet nga Ministria e Punës ,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, kishte si synim promovimin dhe mbështetjen ndaj komunitetit të grave biznesmene,për të bërë të mundur forcimin ekonomik dhe zgjerimin e aktivitetit të tyre,nëpërmjet zbatimit të politikave stimuluese nga ana e qeverisë. Zëvendësministrja Filloreta Kodra,u shpreh se aktivitete të kësaj natyre kanë si qëllim,jo vetëm prezantimin e potencialeve drejtuese dhe menaxhuese të grave në fushën e biznesit, por nga ana tjerër do ti shërbejnë edhe njohjes së problematikësme të cilën gratë e fushës së biznesit përballen çdo ditë në punën e tyre.
Pjesëmarrës në këtë panair ,kanë qenë edhe drejtuesit e dhomave të tregëtisë të disa qyteve të Greqisë,me të cilët janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit dhe krijimi I lidhjeve midis rajonve fqinjë ,për të berë të mundur shkëmbimin e eksperiencës si dhe zgjerimin e tregjeve respective.
Në qytetin e Korçës ,duke ju referuar numurit të bizneseve të regjistruara, më tepër se 25%e tyre drejtohen dhe menaxhohen nga gra.