E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezoni turistik, leku shqiptar fiton 3 pikë kundrejt euros

Sezoni turistik ka dhënë efektet e para pozitive. Ashtu si dhe vitet e tjera dyndja e emigrantëve dhe pushuesve të huaj, pasqyrohet menjëherë në ekonominë shqiptare pasi ka prurje në valutën europiane. Edhe pse euro ka pësuar një ulje me vetëm 3 pikë përsëri ky është një tregues se në javët në vazhdim do të kemi vlerësim të mëtejshëm të lekut kundrejt euros.

Në kursin e këmbimit valutor një euro shkëmbehet që prej disa ditësh me reth 140 lekë duke pasur tendencë drejt uljes. Sipas ekspertëve ulja e vlerës së euros edhe pse e vogël është një sinjal pozitiv për ekonominë tonë dhe natyrisht për monedhën tonë kombëtare. Tendenca e euros për tu ulur kundrejt lekut është mjaft pozitive sidomos për ata persona të cilët kanë marrë kredi në monedhën euro dhe si rezultat do të duhet që të paguajnë më pak.

Gjithsesi ajo që duhet përmendur se revanshi i euros është ulur dhe pritshmëritë janë të mëdha për të pasur një vlerësim të monedhës shqiptare të paktën gjatë sezonit të verës. Specialistët e ekonomisë e shpjegojnë forcimin e euros në këto momente si efektet e para të krizës financiare, ashtu edhe ecurisë së ekonomisë së zonës euro.

Disa arsye të tjera janë edhe importi i produkteve kryesore që kryhen nga vendet e Bashkimit Evropian, e për pasojë kërkesa për monedhën Euro është e lartë në sektorin tregtar. Liberalizimi i vizave është një tjetër arsye që ka ndikuar në vlerësimin e euros kundrejt monedhës shqiptare pasi ka shtuar numrin e individëve që vizitojnë të afërmit emigrantë, duke çuar direkt në uljen e emigrantëve që kthehen në Shqipëri gjatë të njëjtës periudhë, gjë që ul ofertën e euros në treg gjatë muajve të verës krahasuar me vitet e mëparshme. Kjo shpjegon edhe faktin që edhe pse jemi në sezon vere euro vazhdon që të shkëmbehet në kuota mjaft të larta në krahasim me një vit më parë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›