E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët: Të hënën hyjmë në grevë urie

Rreth 700 minatorët protestues paralajmërojnë se nesër në mesditë do të futen në grevë urie pa afat, pasi deri më tani nuk ka asnjë sinjal për plotësimin e kërkesave të tyre.

Kreu i Konfederatës, Kolë Nikolli theksoi se mosmarrja e asnjë kërkese parasysh po shtyn gradualisht minatorët të ndërmarrin hapin ekstrem, atë të grevës së urisë.

Dy ditë më parë, protesta e radhës u zhvendos para Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) në Tiranë, ku minatorët këmbëngulën për një takim me ministrin.

Biseda mes përfaqësisë së minatorëve dhe zv/ministrit Neritan Alibali zgjati rreth një orë, por sipas minatorëve, ky takim nuk solli asgjë të re.

Ndërkohë dje, në ditën e gjashtë të protestës, minatorët deklaruan se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, ditën e hënë në orën 12:00 do të futen në grevë urie. /Start/

                                                                                             2011-07-10 10:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›