"The Economist": Kritikët gabuan, Kosova në paqe
Gazeta britanike "The Economist" shkruan se një koment të saj se 'Nuk u vërtetuan parashikimet e shumë kritikëve se shpallja e pavarësisë së Kosovës do të shkaktonte dhunë dhe spastrime të reja etnike, një valë të pakontrolluar emigracioni, një forcim të trafikut të drogës, si dhe rritje të nacionalizmit të egër serb'. Në përvjetorin e parë të pavarësisë së Kosovës, gazeta konstato se vendi "sot është në shkallë të gjerë në paqe, ndonëse mbetet një vend i varfër".Ndërkaq në lidhje me kërcënimin para pavarësisë se Kosova paraqet një precedent të pakëndshëm për rajone të tjera të trazuara në botë, gazeta pohon se "ka qenë e qartë qysh në fillim se ky argument do të përdorej nga Rusia".Në vazhdim "The Economist" shkruan: "Pavarësisht të gjithave, pozicioni i Kosovës mbetet i pasigurt. Ajo do të forcohet nëse pesë vendet e BE së që nuk e kanë njohur ende, ta marrin një hap të tillë. Këto vende, pavarësisht keqkuptimeve për problemet e tyre të kufijve, do të duhet ta njohin një ditë Kosovën".Gazeta shkruan se zgjidhja më e mirë për rajonin është që të gjitha vendet e Ballkanit të futen në rrugën e sigurt drejt anëtarësimit në BE. "Vetëm kështu mund të jetë e sigurt e ardhmja paqësore dhe e lumtur si për Kosovën, edhe për pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor", përfundon "The Economist".