Ekonomia europiane shënon rënie 1.5%
Ekonomia e vendeve europianë ka shënuar rënie të madhe në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Sipas statistikave zyrtare, disa prej tyre kanë regjistruar shifrat më negative për disa dekada. Sipas Eurostat, ekonomia e zonës euro ka shënuar rënie me 1.5 përqind në tremujorin e mëparëshëm dhe me 1.2 përqind gjatë gjithë vitit. Ndwrsa statistikat e fundit nga Gjermania, tregojnw se ekonomia më e madhe e Europës ka shënuar rënie me 2.1 përqind gjatë tri muajve të fundit të 2008-ës. Të dhënat fillestare tregojnë se ekonomia e Francës shënoi rënie me 1.2 përqind, ndërsa në Itali rënia është 1.8 përqind, më e madhja që nga viti 1980. Statistikat rrisin presionin mbi Bankën Qendrore Europiane që të ulë normat e interesit. Gjatë gjithë vitit 2008, ekonomia në të 15 vendet që përdorin euron u rrit me 0.7 përqind krahasuar me një vit më parë. Kompanitë europiane kanë zvogëluar investimet dhe eksportet kanë rënë ndjeshwm. Rënia është më dramatike shwnohet në Gjermani, qw ka njohur humbjet më tw mwdha që nga ribashkimi në vitin 1990. Qeveria gjermane shprehet se shkak për këtë është rënia e kërkesës për eksporte në situatën e rëndë ekonomike globale. Gjermania mbështetet shumë tek eksportet, por për shkak të recesionit, tani ka më pak klientë për makinat gjermane, kimikatet dhe pajisjet teknike. Me rënien e kërkesës është ulur prodhimi e bashkë me të edhe investimet. Kjo do të thotë se Gjermania përballet me mundësinë e recesionit më të vështirë të 60 vjetëve të fundit. Qeveria ka hartuar një paketë të dytë ndihme për ekonominë, me vlerë rreth 64 miliardë dollarë.