E Diel, 1 Nëntor 2026

"Vlerësimi i shtëpisë, shteti po tallet me tragjedinë tonë "

 

Kujtim Gërdeci pohon se gjithçka kishte ndërtuar, i është rrënuar, por anëtarët e vlerësimit i kanë shënuar vetëm dëme të lehta

TIRANË- Tjegullat e çatisë janë bërë thërrime, dritaret janë shqyer dhe në vend të tyre, ca dërrasa të vjetra vetëm sa pengojnë shikimin e kalimtarëve të rastit. Mbetjet e orendive shtëpiake janë hedhur në një pirg plehrash, përpara ndërtesës së rrënuar. Gjithçka që Kujtim Gërdeci mundi të ndërtojë për 10 vjet pune në emigracion është shkatërruar sa hap dhe mbyll sytë. Kujtimi i shpëtoi katastrofës, por mjerimi duket se e ka zënë përfund. Sikur mos të mjaftonte tmerri që kanë përjetuar ditën e tragjedisë, tashmë i mbetet tëpaguajë edhe haraçet e kësaj katastrofe.Paratë e ofruara nga shtetit për dëmet e pësuara nuk janë as gjysma e atyre që Kujtimi thotë se ka shpenzuar përt'i blerë. Shtëpia e tij në hyrje të fshatit Gërdec është krejtësisht e pabanueshme. Bodrumi është përshtaturpër tëzbardhur ditën, së bashku me dy fëmijët e tij. Por çuditërisht, në letrat e vlerësimit, banesa dykatëshe në hyrje të fshatit Gërdec rezulton me dëme të lehta. Sipas tij, komisioni i vlerësimit nuk ka përfshirë asnjë prej dëmeve të shkaktuara në banesë dhe me sa duket, Kujtimi nuk është i vetmi banor që ankohet për minimizimin e pasojave të shkaktuara nga shpërthimi i fabrikës, më 15 mars në Gërdec. Për gazetën "Shekulli", Kujtimi tregon se po abuzohet me procedurat e vlerësimit të banesave.

Zoti Kujtim, a është bërë vlerësimi i dëmeve në banesën tuaj dhe a jeni i kënaqur me të?

Unë jo vetëm që nuk jam i kënaqur, por jam shumë i shqetësuar që po tallen me ne. Unë nuk jam larguar asnjë moment nga shtëpia ime, për faktin se kisha frikë se mos abuzonin me atë çfarë do të shihnin nga ajo që ka mbetur. Por edhe pse unë kam qenë këtu, tjetër është shkruar në letër dhe tjetër rezulton. Unë jam çuditur kur kam marrë vesh që dëmet e shtëpisë sime konsideroheshin të lehta, ndërkohë që këtu është shkatërruar çdo gjë. Që kur ka ndodhur shpërthimi, unë kam kthyer bodrumin e shtëpisënë vendbanim, sepse ishte i vetmi vend ku mund të fusnim kokën, ndërkohë qënë letra shkruhet se unë kam pësuar dëme të lehta.

Ku e mësuat ju vlerësimin që i është bërë banesës suaj?

Lexova dje në gazete, ku kishte dalë lista e emrave që do tëpërfitonin dëmshpërblimet. Në bazë të kësaj liste, unë do të përfitoja 1 milion lekë për dëmet që kishte pësuar banesa, ndërkohë që nuk më ishte përfshirë asnjë dëm i mobilimit. Në fakt, realiteti është krejt ndryshe. Shtëpia ime nuk ka çati, dyert dhe dritaret janë krejtësisht të prishura. Po kështu edhe mobiljet,kuzhina e deri tek sendet elektrike që janë thyer krejtësisht, por asnjë nga këto dëmenuk është përfshirë në listën e vlerësimit.

Ju keni qënë prezent kur është bërë vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në banesën tuaj?Po. Komisioni ka ardhur para pesë ditësh dhe unë kam qënë këtu. Atë ditë ata i shkruan të gjitha dëmet që shihnin në shtëpi, jo se ua thoshja unë, por se i shihnin vetë, pasi gjithçka këtu ishte e rrënuar. Edhe parketi i shtëpisë është hequr. Por çuditërisht shoh që asnjë prej këtyre sendeve nuk është përfshirë dhe unë rezultoj në bazë të dokumentave me asnjë dëm në orenditë e shtëpisë.Jeni ankuar ju për këtë vlerësim?Po. Gjatë gjithë ditës së djeshme kam qenë në bashki. Madje jam takuar edhe me kryetarin e vlerësimit në zonën tone, një Arben Kuçi, i cili më tha se i kishte shkruar të gjitha dëmet e shtëpisë sime. Po në fakt këtu ndodh e kundërta. Kam mësuar se vetëm për një garazh makine njerëzit kanë fituar 9 milionë lekë të vjetra, apo edhe se janë përfshirë në dëmshpërblim hangari i gjësë së gjallë. Por me mua nuk ka ndodhur kështu. Kush është më i zoti ka përfituar, ndërsa ata që presin drejtësinë e shtetitnuk marrin as djersën e tyre. Për të ndërtuar këtë shtëpi unë kam punuar 10 vjetnë Greqi dhe brenda një dite m'u shkatërrua krejtësisht. Edhe pse nuk ishte për fajin tim, shteti nuk merr përsipër të më dëmshpërblejë as gjysmën emallit të shkatërruar. Unë nuk po them të më ndërtojnë prapë shtëpinë, se kam krahë dhe e bëj vetë. Por të më thuhet se nuk kam asnjë send të thyer, kur e vërteta është se këtu gjithçka është rrënuar, është e papranueshme. Nuk po them sa kam dëgjuar, por ajo që po ndodh me mua, është vërtet tallje dhe premtime boshe.Ju thatë se keni shkuar në bashki, çfarë ju kanë thënë atje?Po ja, që të depozitoja një ankesë dhe se do të vinte sërish një komision tjetër për të vlerësuar dëmet dhe unë tashmë jam në pritje. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por ajo që kërkoj unë është të paktën të më dëmshpërblehen sendet e mëdha të shtëpisë, sepsetë tjerat, ashtu siç e ngrita një here, do t'ibëj prapë. Unë nuk dua të abuzoj tek shteti, dua që vetëm djersa që unë kam punuar me vite të tëra larg fëmijëve të mi të më dëmshpërblehet, sepse ne ishim në hallin tonë deri në ditën që këtu ndodhi gjëma. Është e vërtetë që ne shpëtuam, por kush është gjallë do edhe të jetojë. Në bodrum pa drita nuk jetohet. Nuk po ankohemi për të tjerat, por të paktëntë marrim hakun tonë. Ç'të them tjetër. Do pres, do të shkoj prapë në bashki me shpresën se komisioni i dytë do të tregohet më i ndershëm, sepse nuk kam rrugë tjetër veçse të pres. Nuk jam më aq i ri sa të marr sërish emigracionin për të bërë prapë një shtëpi sa për të futur kokën. Bisedoi: L.Çela

BANORI

"Shtëpia e rrafshuar  s'është futur në listë"

TIRANË- "Shtëpia ime është rrafshuar krejtësisht, ndaj mesa duket nuk ekziston në listat e bashkisë së Vorës". Kështu të thotë me ironi Xhefahir Duka, ku duket se vetëm shakaja i ka mbetur pas shpirtit. Gjatë ditës së djeshme nuk ka lënë zyrë pa trokitur, por përgjigje të vetme ka marrë durimin. "Më thanë të pres se tek shtëpia ime do të rikthehen sërish",- thotë Xhevahiri, ku për të vetëm fjala durim nuk ka më kuptim. Sipas tij, nga komisioni i vlerësimit të pasurisë nuk i është vlerësuar banesa, e cila është shkatërruar krejtësisht. "Të vetmin shpërblim që kam marrë është ai i 500 mijë lekëve të vjetra për frymë, ndërsa përsa i përket dëmshpërblimit për shtëpinë e shkatërruar, janë llogaritur vetëm dyert dhe dritaret tek banesa tjetër që ishte në ndërtim e sipër, por jo tek ajo ku unë jetoja. Kam shkuar për t'u interesuar dhe më thonë se duhet të pres, por me sa po dëgjojmë, këtu vetëmpritja nuk ka kuptim",- thotë Xhevahiri. Sipas tij, një numër i madh familjesh kanë rënë "viktimë" e listave të hartuara. Banori i zonësthotë se listat e dëmeve ndryshohen nëpër insitucione të ndryshme dhe se nuk janë ato që pasqyrojnë gjendjen reale të dëmeve të pësuara nga shpërthimi ifabrikës në Gërdec, më 15 mars. Nga ajo sa thotë burri rreth të 40-ave, deri më tanijanë konstatuar abuzime në fshatrat Marqinet dhe në Gërdec.L.Çela

Banorët kundërshtojnë procedurat e vlerësimit të shtëpive, të cilat nuk do t'iu sigurojnë kurrë ato që patën para tragjedisë

Dëmshpërblimi në Gërdec,  ankohen mbi 1 mijë banorë

Lindita Çela

TIRANË- Më shumë se 1 mijë banorë të Gërdecit kundërshtojnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi i fabrikës së vdekjes, më 15 mars. Gjatë dy ditëve të fundit, pranë shtabit të emergjencës së ngritur në bashkinë e Vorës ka patur një fluks të madh banorësh, që kundërshtojnë komisionet e vlerësimit për dëmshpërblimin e banesave të tyre. Sipas banorëve, nëpër dokumente rezulton që pjesa më e madhe e materialeve të shkatërruara nuk janë përfshirë në listën e dëmshpërblimit. Ndërkohë që nuk mungojnë akuzat për korrupsion për komisionet e vlerësimit. E ndërsa banorët hedhin akuza, burimet zyrtare thonë se janë ngritur 5 grupe pune për të shqyrtuar të gjitha ankesat që kanë banorët për dëmet e pësuara nga tragjedia e ndodhur në Gërdec.

***

"Do të kisha dashur edhe unë të mos isha gjallë, sepse edhe kështu nuk jetohet. Jemi nisur për atë rrugë dhe më mirë e vdekur, sa të shtyj ditët në këtë moshë nëpër çadra".Fluturime Gërdeci duhej të ishtefatlume që shpëtoi gjallë nga tragjedia e ndodhur në fshatin e saj. Shtëpia i është rrënuar krejtësisht, ndërsa mundi të nxjerrë të gjallë prej rrënojave nipin e saj 9 -vjeçar, Denisin. Por tashmë që kanë kaluar më shumë se 2 javë nga shpërthimet, të mbeturit gjallë nuk e ngushëllon më 70-vjeçaren. Ditët e saj herë nëpër çadra, e herë në rrënojat e shtëpisë i cilëson më të rënda se vdekjen. "Do kisha mbyllur sytë dhe nuk do të merrja vesh se çfarë bëhet në këtë dynja",-thotë më tej me lot në sy Fluturimja. Më shumë se sa tmerri që i panë sytë, rrënimi i të birit është më i kobshëm për gruan 70- vjeçare. Thotë se 35 milionë lekë të vjetra është vlerësuar i gjithë dëmi i shkaktuar në shtëpinë e saj. Fluturimja shton se në banesën përballë fabrikës së vdekjes nuk ka mbetur asgjë prej gjëje.Prej 15 ditësh, familja e saj jeton në një çadër, ndërkohë që të vetmet ndihma që kanë përfituar janë disa kile me sheqer dhe njëthes me miell. Por nuk është vetëm gruaja rreth të 70-ave që ankohet për vlerësim të pasaktë të pasurisë së dëmtuar nga shpërthimi i ndodhur. Pothuajse në tërë zonën gëlojnë ankesat për trajtimin finaciar të përllogaritur për dëmet e pësuara. Madje, nuk janë të pakta akuzat, sipas të cilave mjafton të paguash nën dorë dhe vlera finaciare e dëmeve të përfituara rritet.

***

Në kafenenë në hyrje të fshatit Gërdec, burrat e mbledhur aty, këto ditë flasin vetëm për paratë e dëmshpërblimet. Pohojnë me zë të lartë akuza përkorrupsionin që po bëhet në kurriz të tyre. "Ka persona që hangarin e lopës e kanë regjistruar si një vilë, ndërkohë që të tjerët as djersën e tyre nuk marrin"- thotë Xhevahiri. Ndërsa për Agimin që merr vesh nga punët e vlerësimit, këtyre njerëzve u ka rënë lapsi për të qënë viktima të përhershme. E ndërsa Gërdeci zien akuzat, në bashkinë e Vorës bëhet zyrtarizimi i tyre. Sipas zëdhënësit të shtabit të emergjencave, deri djeka patur rreth 1000 ankesa të banorëve për vlerësimet e dëmeve të shkaktuara. "Për të verifikuar të gjithë procesin e vlerësimit dhe të ankesave janë ngritur 5 grupe pune të cilat në bazë të ankesave do të kryejnë edhe një vlerësim të dytë"-të thotë zëdhënësi. Ndërsa përsa i përket procesit të ndarjes së parave, ai pritet të nisë gjatë ditëve në vazhdim. Dje në Vorë është bërë vetëm hapja e llogarive bankare, proces ky që është përfundar për 300 banorë të zonës. Ndërkohë që dje, Këshilli Bashkiak i Vorës miratoi listën e personave nga fshati Marqinet 1, shtëpitë e të cilave janë dëmtuar rëndë, të cilat do të përfitojnë ndihmë financiare të menjëhershme në shumën 25.000 lekë për person, por jo më shumë se 100.000 lekë për familje. Po dje është nisur puna në fshatin Gerdec dhe Marqinet 2 nga ana e punonjësve të KESH për të rikthyer energjinëelektrike, ku sipas drejtorit të KESHnë pjesën më të madhe të fshatit do të nisë furnizimi me energji elektrike. Por edhe mbrëmjen e djeshme, Gërdeci është ngrysur në terr të plotë. Sapo perëndon dielli, të vetmit njerëz që qarkullojnë janë patrullat e ushtrisë, pasi njerëzia është strukur nën rrënoja me shpresën se të nesërmen të paktën do të mund të regjistrojnë emrat në listat e përfitimit të qeverisë.

INFEKTIMI

Shtabi i Emergjencës: Ajri i pastër në Gërdec

"Ajri në zonat e infektimit është i pastër ndaj ndotjeve radioaktive dhe kimike". Kështu bën me dije deklarata e shtypit të shtabit të Emergjencave, përsa i përket rrezikut të infektimit të zonës ku 15 ditë më parë shpërtheu fabrika e demontimit të armëve. Sipas kësaj deklarate, nga analizat e kryera rezulton se nuk ekziston rreziku radioaktivdhe i lëndëve kimike në të gjithë zonën e Gërdecit.Ndërkohë që ngapuna e grupeve të përbashkëta të ushtrisë dhe punonjësve të bashkise Vorërezulton se deri më tani janë rreth 380 shtëpi të sigurta për kthimin e banorëve në fshatrat Gërdec dhe Marqinet. Po dje janë shtuar dozat e klorifikimit të ujit të pijshëm si dhe ka nisur dizinfektimit i zonës, djegies dhe groposjes së një sasie shpendësh, kafshësh dhe disabagëtive të ngordhura. Ndërsa për përmirësimin e infrastrukturës në fshatin Gërdec dhe Marqinet 2, dje janë shpërndarë nga bashkia Vorë cakull dhe stabilizant.Dje është përfunduar rrugaqë lidh dy fshtarat, Gërdecin me Marqinet 2.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›