,"sans-serif"; mso-ansi-language: SQ">Pas takimit me mes tyre, Kryeministri Berisha dhe Komandanti i NATO-s në Komandën e Forcave të Bashkuara në Napoli, Admiral Mark Fitzgerald dhanë një konferencë të
Pas takimit me mes tyre, Kryeministri Berisha dhe Komandanti i NATO-s në Komandën e Forcave të Bashkuara në Napoli, Admiral Mark Fitzgerald dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Kryeministri Berisha: Sapo përfundova takimin me Admiralin Fitzgerald, Komandantin e Krahut Jugor të Komandës së NATO-s. Unë shfrytëzova rastin për të falënderuar përzemërsisht Admiralin për ndihmën që Komanda e NATO-s i ka dhënë Shqipërinë, marrëveshjen që ka firmosur me Shtabin tonë të Përgjithshëm dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi.
Si zyrtarin më të lartë ushtarak të NATO-s që takoj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shfrytëzova rastin për t’i shprehur mirënjohjen më të thellë Aleancës së Atlantikut të Veriut, qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qeverive të vendeve anëtare, sepse me veprimin dhe qëndrimin e tyre e bënë Ballkanin më të drejtë dhe më të lirë se kurrë në tërë historinë e tij.
Unë e njoha Admiralin Fitzgerlad me të gjitha përpjekjet tona për të merituar ftesën për anëtarësimin në NATO në samitin e Bukureshtit, me reformat politike në të cilat është angazhuar vendi, reforma në sistemin elektoral dhe në atë të drejtësisë dhe me një seri reformash të tjera të nevojshme, me një frymë të plotë konsensuale, qëndrimin me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformat ekonomike dhe reformimin e Forcave tona të Armatosura.
E informova gjithashtu Admiralin Fitzgerald se Shqipëria qëndron e gatshme të dërgojë njësi shtesë në Afganistan dhe në Darfur. Kërkova ndihmën dhe mbështetjen e Komandës së Napolit dhe të NATO-s për Forcat tona të Armatosura, përgatitjen e batalionit që mund të shpaloset me shpejtësi e t’u përgjigjet kërkesave të NATO-s, si dhe ndihmën e saj për të përshtatur më mirë ushtrinë tonë në operacionet e shpëtimit brenda vendit.
Unë gjithashtu e sigurova Admiralin se Shqipëria do të bëjë gjithçka që është në mundësitë e saj për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Ne presim ftesën për anëtarësim në NATO, si një nga aktet më madhore në historinë tonë. Në 94 për qind të tyre, shqiptarët e mbështesin këtë anëtarësim, sepse ata shohin tek Aleanca e Atlantikut të Veriut të ardhmen më të shkëlqyer të sigurisë së tyre.
Admiral Fitzgerald: Ne kemi pasur sot takime të shkëlqyera me Kryeministrin Berisha, Presidentin Topi, zëvendësministrin e Mbrojtjes Karabina dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneralin Hoxha.
Jam shumë i impresionuar me përparimin e Forcave të Armatosura shqiptare. Aftësia e tyre për t’u transformuar dhe reformuar ka qenë shumë mbresëlënëse. Pjesëmarrja e tyre në shumë stërvitje dhe operacione reale të NATO-s ka dëshmuar kontributin e tyre jo vetëm për NATO-n, por për të gjithë botën. Ato ka mbështetur operacionet e paqes në Afganistan, Irak, Bosnje, në operacionin në Active Endeavour. Suksesi i Forcave të Armatosura është rezultat i një pune shumë të madhe që kryhet nga shumë njerëz. Është shumë e vështirë të transformosh një ushtri prej 350 mijë ushtarë në 15 mijë ushtarë profesionistë, por udhëheqja e këtij vendi e ka bërë këtë shumë mirë.
Meqenëse sfidat tona tashmë janë të mëdha pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është shumë e rëndësishme që Shqipëria t’u tregojë vendeve të tjera një mënyrë të qytetëruar sesi festohet pavarësia dhe si ruhet paqja.
Ne jemi shumë krenarë për rolin e udhëheqjen shqiptare në këtë moment të rëndësishëm të historisë dhe ju urojmë juve gjithë të mirat.
Pyetje: Gjeneral, sot, në Bruksel, përfaqësuesi rus në NATO ka kërcënuar se vendi i tij do të përdorë forcën e armatosur, nëse NATO thyen mandatin e saj në Kosovë. Cili është mendimi juaj?
Admiral Fitzgerald: Në radhë të parë, mandati KFOR-it në Kosovë është për të ruajtur sigurinë dhe për të krijuar një mjedis të sigurt në atë vend. Kjo do të thotë që ne do të sigurojmë që Forcat tona të Armatosura të lëvizin lirshëm në të gjithë vendin dhe se do t’i trajtojmë njerëzit në mënyrë të barabartë dhe të paanshme. Ky ka qenë dhe do të jetë mandati i KFOR-it dhe besoj se këtë ne e bëjmë shumë mirë. KFOR-i ka forcat e duhura në Kosovë që të mbrojë çdo qytetar.
Pyetje: A e kërcënojnë stabilitetin në rajon protestat në Beograd dhe ato që zhvillohen në kufirin me Kosovën?
Admiral Fitzgerald: Ne i konsiderojmë protestat në Beograd si destabilizuese për rajonin. Ne duam të sigurohemi që udhëheqësit të atij vendi të marrin parasysh këtë fakt dhe t’i tërheqin njerëzit e vendosin nën kontroll. Është e drejta e qytetarëve që të protestojnë në një vend demokratik, por nuk është e drejta e tyre që të marrin armët.
Kryeministri Berisha: Ngjarjet e djeshme në Beograd janë të dënueshme. Të sulmosh ambasadat e vendeve të lira, do të thotë të rikujtosh të shkuarën millosheviçiane.
Dua të theksoj se në ngjarjet e djeshme në Beograd kishte disa realitete. Në tërësi, populli serb nuk iu përgjigj thirrjes dhe kjo duhet vlerësuar. Me gjithë mobilizimin e të gjitha mjeteve të transportit të Serbisë, shumica e serbëve dëshmuan dje se nuk e përqafonin protestën.
Së dyti, ishte jashtëzakonisht e rëndë që Kryeministri i vendit thërret në mitingje për t’u rënë sirenave të nacionalizimit. Ishte edhe më e shëmtuar që grupe huliganësh, gangsterësh dhe njerëz të papërgjegjshëm u vunë zjarrin ndërtesave. Kjo është një rrugë që të çon drejt të shkuarës dhe jo drejt të ardhmes. Unë besoj se ky qëndrim është i kundërt me interesin e kombit serb.
Dua të shpreh vlerësimin tim më të madh për KFOR-in, për rolin e madh dhe të shkëlqyer që ai ka luajtur dhe luan në Kosovë dhe dua t’i garantoj bashkëpunimin më të ngushtë të Shqipërisë, pasi ata kanë një rol themelor për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.
Pyetje: Çfarë ndryshon konkretisht në mbrojtjen e situatës në Kosovë, për sa i përket detyrave të NATO-s, përpara pavarësisë dhe tashmë që Kosova e ka pavarësinë. Së dyti, çfarë vështirësish konkrete ka puna e NATO-s në kufirin Kosovë – Serbi?
Admiral Fitzgerald: Mandati i KFOR-it nuk ka ndryshuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Mandati i NATO-s ka qenë ruajtja e kufijve të Kosovës dhe ruajtja e mjedisit të sigurt brenda këtyre kufijve. Ne jemi duke punuar si me Kombet e Bashkuara, ashtu edhe me qeverinë e zgjedhur, në mënyrë që të ruhet ky mjedis.
Në lidhje me pyetjen e dytë, me incidentin në kufirin me Kosovën, ishin rezultat i disa njerëzve që futën armë e protestuan, kur dyert e doganave ishin të hapura për mbledhjen e taksave. Por Kombet e Bashkuara, të mbështetura edhe nga KFOR-i, ka ristabilizuar situatën në dogana dhe janë duke ruajtur kufirin midis Kosovës dhe Serbisë.