shkurt, sociale
Demokratët, kundër planit rregullues për Tiranën
Plani rregullues i Tiranës mesa duket do të hasë në mjaft pengesa para miratimit për zbatimin e tij. Ndonëse vetëm para dy ditësh është bërë publik për kryeqytetasit, dje Gjergj Bojaxhi, anëtar i Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike, ka reaguar mjaft ashpër, duke e kundërshtuar.
Gjergj Bojaxhi ka përzgjedhur të flasë pranë një pallati në ndërtim pranë digës se liqenit te Tiranes, ku ka pohuar se demokratët do ta kundërshtojnë planin, pasi bashkia po e paraqet atë, pasi i ka dhënë më parë lejet e ndërtimit për pallate. “Është për të ardhur keq që shumë prej atyre hapësirave që duhen rregulluar nga ky plan tashmë janë betonuar. Kemi shembuj konkretë se si hapësira të gjelbra tani janë betonuar me leje të dhëna nga bashkia”, - u shpreh Bojaxhi.
Përmirësim i ndjeshëm i treguesve të biodiversitetit
Biodiversiteti në Shqipëri për periudhën trevjeçare 2005-2007 ka përmirësim të ndjeshëm për speciet, ekosistemet etj. Bazuar në të njëjtin monitorim, ministri Xhuveli tha se “në sektorin e pyjeve ka një përmirësim të dukshëm dhe të përgjithshëm, ka ripërtëritje masive të grumbujve pyjore, ulje, apo pakësim të prerjeve 3-4 herë më pak, në krahasim me vitet 2000-2005". Sipas tij, është bërë monitorimi i habitateve me bimë të rralla të kërcënuara dhe endemike. Zonat e mbrojtura me shkallë të lartë biodiversiteti gjatë periudhës trevjeçare kanë arritur në sipërfaqen prej 10.42 të sipërfaqes totale. "Gjendja shëndetësore e grumbujve pyjorë paraqitet relativisht e mirë, duke mbajtur në konsideratë disa dëmtime në grumbuj halorë nga Proçesesionaria e pishës", - tha zoti Xhuveli.
Për sa i përket tokës dhe erozionit, rreth 24 për qind e sipërfaqes së vendit është tokë arë dhe bujqësia mbetet një sektor i rëndësishëm në zhvillimin e vendit.
Monitorimi dhe vlerësimi i treguesve të tokës në tre vjet është realizuar për erozionin, shkarjet, gërryerjen e tokës në brigjet e lumenjve dhe në dete, për sasinë dhe cilësinë e prurjeve të ngurta pezull në ujërat e lumenjve, përmbajtjen e metaleve të rënda, si dhe të mikroflorës së tokës bujqësore. "Vlerësimi i treguesve të erozionit, shkarjeve dhe gërryerjeve, në sajë të investimeve të kryera dhe kujdesit të vetë fermerëve, tregon se kemi një përmirësim të situatës", - theksoi ministri Xhuveli.
Plazhet ndoten nga pushuesit
Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Lufter Xhuveli, tha se nga monitorimi i kryer në ujërat e liqeneve dhe lumenjve të vendit, vihet re një gjendje e qëndrueshme e cilësisë së tyre. Ndërsa për sa i përket ndotjes së evidentuar në disa plazhe vijnë kryesisht gjatë sezonit turistik dhe kryesisht për faj të pushuesve.
Sipas tij, janë matur 18 tregues fiziko-kimikë në 30 stacione në lumenjtë kryesorë dhe në 6 stacione në liqenet Shkodër, Ohër, Prespë, Butrint. Për sa u përket ujërave të lumenjve Mat, Drin, Erzen, Seman, Shkumbin, Vjosë, janë të cilësisë mesatare me tendencë të qëndrueshme, kurse lumi i Ishmit dhe Gjanica rezultojnë të ndotur. “Ujërat e liqenit të Ohrit janë të cilësisë shumë të mirë, të Shkodrës dhe Butrintit janë të cilësisë mesatare”, - u shpreh ministri Xhuveli. Duke u ndalur në vlerësimin e cilësisë së ujërave bregdetarë të plazheve, Xhuveli sqaroi se "është kryer monitorimi për treguesit mikrobiologjikë në 72 stacione monitorimi në zonat më të frekuentuara, gjatë sezonit të plazhit në bregdetin tonë". Nga rezultate e analizave mikrobiologjike vlerësohet se cilësia e ujërave bregdetarë është në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe BE-së. Sipas tij, plazhet me cilësinë më të mirë të ujërave të larjes janë ato të Dhërmiut, Himarës, Borshit, Velipojës dhe Shëngjinit, ndërsa brenda normave të rekomanduara, zona e Jonufrit, Radhimës, Sarandës etj.
Ndërsa, monitorimi i ndikimit të shkarkimeve të lëngëta në ujërat sipërfaqësore (lumenj dhe zona bregdetare) është kryer në 35 stacione në 8 qytetet kryesore Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Sarandë. Rezultatet e monitorimit, gjatë viteve 2005-2007, tregojnë për një ndikim të qëndrueshëm të shkarkimeve urbane në cilësinë e ujërave sipërfaqësore. Në gjendje të mirë të cilësisë së ujërave janë lumenjtë e Kirit, Drinit, Shkumbinit, Erzenit, Semanit dhe Sarandës.