E Shtunë, 31 Tetor 2026

Niki, historia e fëmijës që jeton në ujë

 

VLORE- Historia e Nikit është shumë prekëse dhe tashmë është e njohur jo vetëm në Itali por dhe në vënde të ndryshme të mesdheut ku Niki së bashku me prindërit e tij kanë vizituar. Që prej ditës së djeshme 11 vjecari së bashku me familjen kanë ardhur në portin turistik të Orikumit të ftuar nga pronari i saj Giorgio Alfo me qëllim që të takojnë fëmijë të ndryshëm dhe të lidhin mardhënie mes fëmijëve shqiptarë dhe fëmijëve në të gjithë botën. Historia e Nikit ka frymëzuar dhe një film të titulluar “Fëmija mbi ujë”. Niki mund të jetojë vetëm në det dhe nuk mund të largohet shumë prej tij. Edhe pse gjithë kohën e kalon në det ,nuk mungon në asnjë leksion pasi nëpërmjet disa paisjeve satelitore të siguruara nga disa sponsor ,nëpërmjet video konferencës ai lidhet gjatë gjithë kohës me shokët e klasës si dhe ata që e kanë njohur nëpërmjet internetit në të gjithë botën. Madje ai i tregon atyre dhe vëndet që viziton, dhe nuk harron t’u tregojë edhe për eksperiencen e ti në Shqipëri. Familja e Nikit falenderon Giorgio Alfon që i ka bërë ftesën për në portin e Orikumit , i vetmi port në llojin e tij dhe në parametrat bashkëkohore për të pritur anije turistike të të gjitha llojeve dhe përmasave. 
Tashmë pas 5 vitesh kjo gjë ka marrë trajtën e një projekti të UNICEF ku dhe Niki është ambasadori i saj .Nëna e Nikit znj Paola shprehet se ardhja e tyre në Shqipëri ishte vërtet një kënaqësi.

(s.g/NEWS24/Balkanweb)



Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›