Këngë e re, avaz i vjetër i Edi Ramës për të mos i njohur zgjedhjet
Përballë Bugajskit në “TV Albanian skrin”, Edi Rama bëri përpjekje që të përmirësonte sa të mundej imazhin e humbur të dy ditëve më parë në “Opinion”, përballë një paneli gazetarësh. Por mendja e tij e çoroditur nuk mundet që të prodhonte asgjë më tepër dhe gafat e tij nuk kanë të mbaruar. Në lakuriqësinë e tij, edhe njëherë tjetër doli cullak përpara shqiptarëve se ai nuk kishte ndërmend që të njihte rezultatin e zgjedhjeve të 23 Qershorit. Ai akuzoi OSBE dhe ODIHR, se nuk kishte asnjë besim në këto organizata që monitorojnë zgjedhjet e standardeve demokratike në të katër anët e globit. “Janë si spektatorë në një kortezh mortor” deklaroi në kulmin e marrëzisë Edi Rama. I sëmuri i Partisë Socialiste, zgjedhjet e 23 Qershorit i quan “kortezh mortor” duke parashikuar humbjen e tij si një ditë zije. Mentaliteti komunist në kokën e këtij të sëmuri mendor ka zënë rrënjë të thella. Ashtu si babai i tij shpirtërorë Enver Hoxha që përpiqej t’i jepte mendje të gjithë botës nga “fanari në brigjet e Adriatikut”, gjoja të udhëhiqte botën kundër imperializmit, edhe Edi Rama është i vetmi lider i një opozite në Europë, që nuk ka besim në organizatat që monitorojnë zgjedhjet e lira e demokratike dhe japin vlerësimin e tyre. Duke kuptuar çdo ditë që afrohet 23 Qershori se zgjedhjet i ka humbur, ai po përpiqet të përgatisë terrenin që këto zgjedhje ashtu siç ka vepruar gjithnjë në të shkuarën, të mos njohë rezultatin e tyre. Është ky shërbimi më i keq deri në kufijtë e tradhtisë kombëtare që po i bën Shqipërisë dhe integrimit në familjen europiane. Kjo çoroditje deri në kufijtë e lajthitjes ka dy arsye kryesore. E para, është ajo se Edi Rama është një i sëmurë psiqik i lindur që është trajtuar pa shumë sukses nga mjekët psikiatër. E dyta, se për vetë natyrën e sëmundjes sa më shumë që të ngarkohet sistemi nervor, sëmundja avancon aq më tepër deri në shkallët e tjera të skizofrenisë. Shumë diktatorë që ka njohur historia, kanë patur defekte serioze të sëmundjeve nervore. Shumica e tyre kanë qenë njerëz të sëmurë me delir, të tjerë me sëmundje më të avancuara të lëkurës apo të sistemit nervor, që i shtynin në veprime për hakmarrje kundër njerëzve të kombit të tyre apo kundër të tjerëve. Duke bërë një paralelizëm të disa prej tyre, gjejmë shumë të ngjashme me Edi Ramën. Duçja ka qenë socialist por që u transformua në një diktator fashist. Rama nga ana tjetër nuk ka asgjë të përbashkët me socialistët europian.Hitleri ishte një piktor i dështuar, ashtu si Rama ëndërronte të bëhej piktor por dështoj dhe bëri hakmarrje më vonë kundër profesorëve që nuk e kualifikuan. Duke bërë një paralelizëm me Ramën, ky i fundit është i prirur në ide fashiste. Luç Kornel Sula, diktator i Romës, vuante nga një sëmundje e rëndë e lëkurës dhe nga kroma që e mundonte jepte tmerrësisht dënime me vdekje edhe kur njerëzit ishin të pafajshëm. Edhe Edi Rama vuan nga një sëmundje e rëndë e lëkurës që nuk e len rehat as ditë dhe as natë. Dhe kur kjo kromë shoqërohet me defekte të lindura të sistemit nervor, arsyetimi njerëzor është shumë larg. Në këtë kontekst mundet të themi me shumë bindje se Edi Rama ka dukuritë e një diktatori po që koha në të cilën jetojmë nuk e favorizon dhe është kundër tij. Në vitin 1991, i kthyer nga Greqia, tentoi të bashkangjitej në Partinë Demokratike dhe thirrja e tij publike ishte se “komunistët t’i varim në litarë”, anipse të parin ai duhej të varte në litarë Babanë e tij Kristaqin, që kishte qenë Anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe me firmën e tij kishte varur në litar me 10 Gusht 1988 poetin disident antikomunist Havzi Nela. Edi Rama nuk mundi ta varte direkt në litar Babanë e tij, por i ofroi një vdekje më mizore, duke e akuzuar për inçest me gruan e tij dhe duke e denoncuar në një gjyq publik se djali që mendohej të ishte i tij, ishte në të vërtetë i Baba Kristaqit. Ka shumë të ngjarë që plaku i mjerë vdiq më shumë nga dëshpërimi dhe turpi se nga mosha. Një fjalë e urtë e popullit thotë se “kur gabeli u bë pasha, të parin vari në litar Babanë e tij”. Por u dëbua nga Partia Demokratike pikërisht për këto ide fashiste “të varjes në litar të kundërshtarëve politikë” që binte ndesh me demokracinë, pluralizmin politik dhe programin e Partisë Demokratike.
Dhe duke mos gjetur asnjë vend me idetë e tij fashiste e komuniste në të gjitha forcat politike dhe programet e tyre, Edi Rama me disa zhgarravina-piktura në trastë u largua nga Shqipëria. Për një kohë relativisht të gjatë ka punuar në periferitë e Parisit në një mjedis që mund të klasifikohet si stallë derrash. Këtë nuk mundet që ta shënojë si një dobësi të karakterit të Ramës, pasi njeriu në kushte të vështira në të cilat koha i dikton, janë të detyruar të bëjnë punë të rënda fizike. Por unë dua të shquaj faktin se vetëm për disa shkrime servile dhe superlativa që i bënte në atë kohë Fatos Nanos në gazetën “Koha jonë”, Fatos Nano ja shpërbleu në mënyrën e pashembullt. Një ditë i dërguan biletën e udhëtimit aty në stallë ku po pastronte plehun e derrave dhe të nesërmen u gdhi në Tiranë si Ministër Kulture. Me fjalë të tjera i polli mushka Edi Ramës, ndoshta ngjashëm me heroin e Aleksandër Dumasit, kur gjeti thesarin e fshehur në ishujt e Mesdheut. Por “djali plangprishës” i Fatosit, nderën do t’ja kthente me dhunë, se nuk kanë mundësi tjetër njerëzit me karakter të dobët. Pas dorëheqjes së Fatos Nanos, Edi Rama nuhati se kishte të bënte në elitën e Partisë Socialiste me një tufë servilësh dhe karrieristësh me ide enveriste dhe bolshevike. Ai në krye të Bashkisë së Tiranës konsiderohej si njeriu më i pasur i Ballkanit nga aferat korruptive të karteleve të ndërtimit. Brenda një nate arriti të blejë me para delegatët e kongresit ose “kongresmenët injorantë” si u quajtën në atë kohë dhe të nesërmen u gdhi Kryetar i Partisë Socialiste, në kohën kur sapo ishte bërë anëtar i PS. Erdhi në krye të Partisë Socialiste me premtime pompoze se shumë shpejt do ta përmbyste Sali Berishën. Ja filloi me trumpeta e bilbila në Parlament, protesta kundër NATO dhe liberalizimit të vizave me BE. Këto nuk i shërbyen por vetëm e bënë Edi Ramën gazi i botës. Nuk pranoi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 2009, pasi në bazë të statutit të PS duhej të jepte dorëheqjen. “Më kanë vjedhur votat” ulërinte Edi Rama, anipse në komisionet zgjedhore kishte patur lart më shumë se 22 mijë komisionerë të zgjedhur ndër socialistët më të thekur. Dhe ironia e tërë kësaj maskarade që dëgjuam për disa kohë ishte se asnjë nga këta komisionerë, absolutisht asnjë, nuk ka deklaruar se ka parë qofte edhe një rast të manipulimit të zgjedhjeve. Të gjitha proces-verbalet kanë qenë të firmosura pa asnjë hezitim nga të gjithë komisionerët e PS por që në paranojën e gënjeshtrës dhe mashtrimit për të justifikuar humbjen i vetmi Ed Rama ulërinte se “m’i kanë vjedhur votat”. Dhe ndryshoi taktikën e “çadrave dhe greves së urisë në Bulevardin e Tiranës”, për të ardhur tek sulmi jakobin kundër Kryeministrisë me 21 Janar. Edhe në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës në vitin 2011, Edi Rama humbi përballë kandidatit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe përsëri nuk e pranoi rezultatin e zgjedhjeve. Me protesta dhe demonstrata anti-kushtetuese Edi Rama bëri përpjekje me mënyra bolshevike për marrjen e pushtetin me anën e dhunës e terrorit kundër demokracisë. Anipse Komisioni i Venecias hodhi poshtë pretendimet e tij, ai me kokë fortësinë e humbësit vazhdoi në brutalitetin e tij leninist dhe enverist kundër demokracisë. Edi Rama me tërë paturpësinë dhe pafytyrësinë e tij ka penguar me të gjitha mënyrat integrimin e Shqipërisë në strukturat euro-atlantike. Ai ka penguar për afro një vit votimin e tre ligjeve në Parlament të kërkuara nga BE për marrjen e statusit kandidat për në BE. Fytyrën e vërtetë prej një njeriu të pa fytyrë e ka treguar në këtë fushatë elektorale, kur me britmat e tij histerike përpara elektoratit socialist, çfarë thotë sot nuk e thotë nesër. Një ditë thotë se “nuk do të njoh asnjë legalizim të banesave informale që është bërë deri tani; në ditën tjetër thotë se “brenda 4 viteve do të legalizoj të gjitha banesat informale pa asnjë lek”. Po se ku do t’i gjejë këto lek Edi Rama, mbeti si guak përpara gazetarëve në emisionin “Opinion”. Mashtrime dhe gënjeshtra pa fund. Herë penalizon mësuesit, herë infermierët, një herë tjetër mjekët. Popullin shqiptar dhe shtresa të ndryshme të shoqërisë që sipas tij besojnë Berishën dhe programin e Partisë Demokratike, i quan dele. Të tjerë qytetarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë i quan çeçenë, shpellarë. Unë e bëra këtë rezyme të karrierës politike të Edi Ramës jo se nuk njihet nga shqiptarët, por nuk ka shembull tjetër në botë që një politikan përpiqet të fshehë dhe nuk bën transparente të kaluarën e jetës së tij private si ky Edi Rama. Ndaj edhe është i pabesueshëm për shqiptarët.
Por në epilogun e këtij shkrimi më duhet të theksoj faktin se Edi Rama përsëri duke parë humbjen e sigurtë në zgjedhjet e 23 Qershorit po përgatit skenarin ogurzi dhe kundër demokracisë që të mos njohë rezultatin e zgjedhjeve. Deklaratat se nuk ka besim në institucionet demokratike që monitorojnë zgjedhjet e 23 Qershorit dhe lënia pa plotësuar e anëtarëve të KQZ, dëshmojnë qartë si në dritën e diellit se Edi Rama pa rrugë tjetër justifikimi përpara socialistëve shqiptarë që i ka tërhequr zvarrë për 8 vite ne një opozitë destruktive dhe kundër demokracisë, përsëri me pretekste të ndryshme nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve. Deri kur Shqipëria dhe socialistët shqiptarë duhet të paguajnë haraçin e këtij të sëmuri mendor, të çmendur për pushtet?