Meta: Ne do fitojmë sepse dimë të kujdesemi për njerëzit
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar takime me banorë të Këlcyrës, Përmetit dhe të Tepelenës, takime në të cilat ka prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë të LSI-së në qarkun e Gjirokastrës.
Vota për LSI-në është investimi më i mirë për të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Në do tjua kthejmë me një mbështetje për investime, por edhe përfaqësimin e merituar tuajin në të gjitha qeverisjet qendrore dhe rajonale, tha Meta.
Vota juaj për LSI-në do të thotë që ju të jeni në qendër të vëmendjes për LSI-në, në qendër të programit në për punësimin , të programit tonë për gjallërimin e ekonomisë, për gjallërimin e bujqësisë, për mbështetjen e blegtorisë, për industrinë agro-përpunuese etj. Prandaj duke votuar LSI-në, ju votoni për një perspektivë të re për të gjithë Shqipërinë sepse në mbajmë fjalën dhe ne jemi të përgjegjshëm për të ardhmen e vendit, vijoi kryetari i LSI.
Qytetarët e Përmetit, Tepelenës, Gjirokastrës dhe të gjithë Shqipërisë do të votojnë për ne se ata çmojnë LSI-në si një forcë qytetare, si një forcë që është për bashkëpunim, për zhvillim dhe për integrimin e vendit. Edhe në kulmin e fushatës elektorale, edhe në kulmin e luftës politike ne arritëm, me mençuri, me urtësi dhe me këmbëngulje që të mblidhnim Parlamentin dhe të gjithë të votonin tre ligjet që do ti japin Shqipërisë në dhjetor statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Kjo është shumë e rëndësishme për të zhbllokuar shumë projekte dhe shumë ndihma financiare që do të ndihmojnë ekonominë e vendit dhe që do të ndihmojnë për hapjen e shumë vendeve të reja të punës. Ne jemi partia e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, ne jemi partia e zhvillimit të vendit, ne jemi partia e paqes sociale, ne jemi partia e bashkëpunimit me çdo qytetar që kërkon të ecë më shpejt, theksoi Meta.
Duke përfunduar, Meta deklaroi se fitorja e LSI-së më 23 qershor do të jetë e padiskutueshme në të gjithë Shqipërinë. Sipas tij LSI është një parti që kujdeset për njerëzit. Fitorja jonë është e padiskutueshme më 23 qershor. Lëvizjen Socialiste për Integrim është rruga e integrimit, kjo është rruga e mbajtjes së premtimeve. LSI është një parti që kujdeset për njerëzit dhe do të kujdeset akoma edhe më shumë sepse vota e qytetarëve shqiptarë do të jetë detyrimi ynë./ep