E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrotja e Dajtit Policet u vrane nga koleget

TIRAN- Mbrojtesja ligjore e te pandehurit Dritan Dajti avokatja Ledia Ramo akuzoi ne sallen e gjyqit efektivet e policise per vrasjen e dy kolegeve te tyre Fatos Xhanin e Sajmir Duckollarin si dhe vrasjen e shokut te kunatit te Dajtit Ledion Mares 7 gushtit 2009 kur gjate operacionit per arrestimin e Dajtit u vrane 4 efektive policie dhe Ledion Mara. Keto akuza si dhe disa te tjera avokatja Ramo i beri gjate parashtrimit te kerkesave paraprake te mbrojtjes nepermjet te cilave pretendohet te provohet se vrasja e dy efektiveve te tjere nga pistoleta e Dajtit eshte kryer ne kushtet e vetembrojtjes.

Per te provuar keto pretendime mbrojtja ligjore e te pandehurit kerkoi thirrjen dhe pyetjen me cilesine e deshmitareve te 50 personave mes tyre edhe ish-Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit z.Ahmet Premci. Pervec tij mbrojtja kerkoi thirrjen dhe pyetjen edhe te te gjithe hetuesve te ceshtjes drejtuesve te larte te Policise se Durresit ne ate kohe efektiveve qe moren pjese ne operacionin per arrestimin e Dajtit familjare te viktimave dhe persona te tjere. Ne vazhdim te leximit te kerkesave te mbrojtjes avokatja Ramo ka akuzuar Policine se ka fshehur provat per kete ngjarje duke u shprehur se per kete fakt edhe organi i akuzes ka dijeni. Me keto kerkesa do te provojme qe impakti tragjik i cili mund te ishte edhe me i madh ne raport me rrethanat vendin dhe kohen kur ndodhi ngjarja ka ardhur si rezultat i veprimeve te kundraligjshme te drejtuesve te Policise se Shtetit qe ne asnje rast nuk i jane nenshtruar kontrollit te organit te akuzes. Kjo provon qe hetimet paraprake te kesaj ngjarjeje kane qene absolutisht te njeanshme dhe teresisht te paragjykuara- thuhet ne parashtrimin e mbrojtjes. Gjithashtu sipas mbrojtjes punonjesit e policise pjesemarres ne kete operacion dhe vecanerisht ata qe humben jeten tragjikisht nuk kane pasur cilesite e dukshme apo te njohura qe jane efektive te Policise se Shtetit. Pervec kesaj mbrojtja premtoi se gjate shqyrtimit gjyqesor do te provoje se Dritan Dajti ka perdorur armet ne kushtet e mbrojtjes se nevojshme. Gjithashtu avokatja e Dajtit kerkoi qe te kryhen edhe tre eksperimente hetimore ne vendin e ngjarjes per te zbardhur te verteten e vrasjes se policeve. Ne perfundim te leximit te kerkesave avokatja Ramo kerkoi si deshmitare Valbona Xhanin bashkeshortja e te ndjerit Fatos Xhani si dhe te pyetet para gjykates edhe kunati i Dritan Dajtit Ergest Xhoxhi njeherazi i akuzuar i ketij procesi. Me pas vazhdoi parashtrimin e kerkesave i pandehuri Mariglen Muca i cili kerkoi nga akuzaqe te provoje se kush kishte veshur kostumin e tij te policise. Pasi dyshimet e prokurorise jane
se i pandehuri Dajti ka shfrytezuar kostumin e Muces per te bere fotografi dhe me pas falsifikuar dokumentet e policise. I pandehuri Xhoxhi kerkoi nga gjykata qe ne seancen e kaluar te paraqiten kerkesat e mbrojtjes se tij. Sipas akuzes Dritan Dajti akuzohet per vrasjen e kater efektiveve te policise dhe shokut te kunatit te tij plagosjen e nje kalimtari te rastit falsifikimit te dokumenteve dhe Mbajtjes pa leje te armeve luftarake.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›