E Shtunë, 31 Tetor 2026

Është koha e fundit për politikë nacionale-pragmatike

17-08-2013 / Nga Skënder Mulliqi

Tashmë është qartë së nuk jemi duke bërë politikë nacionale-pragmatike. Secilën ditë e më shumë politika jonë është duke u tregua inerte, pa ngonjë strategji, nenqmuese dhe nënshtruese për gjithçka para faktorit ndërkombëtar dhe para kërkësave të Serbisë. Kështu siç po veprojmë posaqerisht në planin e jashtem jemi duke e nënvlerësuar vetvetën, jemi duke degraduar edhe në pikëpamje kombëtare. Jemi radhazi duke bërë koncesione shumë të dhemshme karshi Serbisë, një shteti i cili nuk është duke u reformuar kur bëhët fjalë karshi Kosovës. Këto koncesione e kanë marrë tatpjetën me Fusnotë, gjoja për përfaqësimin e Kosovës në tubimet rajonale. Dhe ky lëshim ishte një test i keq për Kosovën që të bëjë koncesione të tjera politike. Natyrisht që pas kësaj ndodhi që të futemi në bisedime krejt politike më Serbinë , krejt për çështje të brendshme. Dhe prapë iu nënshtruam trysnisë së bashkësisë ndërkombëtare dhe kërkesave të Serbisë. Takimet maratonike ndërmjet Thaqit dhe Daciqit gjoja për normalizim të mardhënjeve, tashmë duket qartazi së prekin edhe statusin politik  të vendit.Kërkesa e radhës e serbëve është që të ndryshohet data e zgjedhjeve e caktuar për 3 nëntor dhe dhe te hiqet stema shtetërore e Kosovës.Nese ne vazhdimësi bëjmë lëshime politike pak gjë do të mbetet nga shtetësia. Kosova dhe shqiptarët më së paku e kanë merituar një gjë të tillë , kur dihet së Serbia ishte ajo që bëri agresion gjenocidial mbi shqiptarët. Dhe shqiptarët nuk bën gjë tjetër veq së mbrojtën diçka që historikisht ishte e tyre. Ne kurgjë kurrë nuk kerkuam nga fqinjët tanë. Shqiptarët gjithmonë zgjodhen rrugën e bashkëpunimit ndërajonal. Shqiptarët nuk kan fajë pse  ishin pjesë e një krijese artificale çfarë ishte Jugosllavia e Titos.Dhe natyrisht së kjo ishte një padrejtësi historike e madhe që iu bë për të satën herë shqiptarve duke i lënë afër gjysmën e territoreve të tyre jashtë  trungut amë.Kerkesat e minoritetit serbë në Kosovë janë kërkesa ireale, janë kerkesa artificale në kurrizë të interesave të shqiptarëve.Eshtë shumë e vërtetë së aq sa e dojmë ne vetvetën për aq do të na duan edhe të tjeret. Është edhe shumë e vërtetë së nese vazhdojmë me një politikë të tillë jo racinale  do të kalojmë edhe me keq.Duke bërë koncesione politike ne vazhdimësi dhe servilizëm para bashkësisë ndërkombëtare, do të na braktisin ngadal edhe miqët tanë. Pa vendosmeria gjithmonë është e kushtueshme, e posaqerisht kur bëhët fjalë për armikun tanë shekullor siq është Serbia. Mos të harrojmë se politika utopike mund të na kushtojë shumë. Mos të harrojmë së armiqët edhe pse shumë deri me sot na kan sakatosur mund të humbim shumëçka edhe më shumë. Është koha e fundit të sillemi në menyrë pragamatike duke i mbrojtur në maksimum interesat kombëtare. Po si mbrojtem sa duhet interesat nacionale dashur ose pa dashur biem në pozita kolaboracioniste. Nese veq “detyrohemi” të bëjmë lëshime para faktorit ndërkombëtar, këtë gjë nuk jemi të detyruar ta bëjmë në kurrfarë rrethnash politike para presioneve të atyre që janë më pak të fuqishem.Nese vallzojmë para tyrlifarë muzike që na imponohet, nuk mund të na imponohet së ajo muzikë është e mirë. Askush nuk mund të na ofrojë dushk për gogla. Nese dim çka dojmë e do të duhej të dim, atëherë edhe çdo sfidë do ta tejkalojmë, natyrisht pa u identifikuar me interesat e huaja. Nese diç është urgjente, kjo është ndryshimi i kursit të politikës së deritashme e cila nuk po tregohet sa duhet e suksesshme. Ne të kundertën do të ballafaqohemi me sfida të cilët do të prekin edhe më rëndë  interesat nacionale dhe shtetërore…

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›