E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa 8 ekipe me te njejtin refren Duam kualifikimin

Ajo qe bie ne sy eshte se te gjitha skuadrat duan kualifikimin duke e cilesuar si mjaft te rendesishem kete trofe.  
Tirana - Lila Kthese ndaj Bylisit
Andi Lila premton kthesen e skuadres ne ndeshjen e Kupes se Shqiperise me Bylisin. Sipas tij me e mira ne keto momente do te ishte marrja e rezultateve pozitive. Kupa eshte nje objektiv i ketij sezoni per Tiranen. Duke pare ecurine ne kampionat mendoj se kupa merr nje rendesi te vecante ndaj e kemi marre shume seriozisht ka thene Lila. Nderkaq ne kampin ballshiot nuk eshte prononcuar askush pasi i gjithe klubi pas humbjes ne Kavaje ne kampionat eshte ne heshtje shtypi.
Shkumbini - Premio ne rast kualifikimi
Sipas burimeve prane klubit mesohet se ne rast kualifikimi per ne fazen gjysmefinale te kupes do te kete nje premio per futbollistet bardhekalter. Nuk dihet me siguri se sa do te jete shuma ne dispozicion te skuadres por ajo qe thuhet eshte fakti se peqinasit kane kupen si objektiv paresor.
Dinamo - Blute shpetimi te kupa
Pas nje serie rezultatesh negative me largime trajneresh dhe lojtaresh duket se Dinamo do te kerkoje nje lloj qetesie te Kupa. Trajneri i komanduar Artan Mergjyshi pohon se vetem ky kompeticion mund te shpetoje sezonin e kampiones ne fuqi.   
Vllaznia - Josa Tani mendja tek Kupa
Me vjen keq per ate humbje qe kemi marre me Flamurtarin. Tani vemendja e ekipit eshte tek takimi i kupes me Lacin. Skuadra ne kete kompeticion kerkon fitimin e trofeut ndersa mund te them se objektivat tona persa i perket kampionatit ngushtohen tashme me pjesemarrje ne Kupat e Evropes ka pohuar dje trajneri Josa.
Laci - Selimi tremb shkodranet  
Nje nga sulmuesit e Lacit Nexhmedin Selimi beson ne nje kualifikim ne kupe. Ndaj Vllaznise do luajme per hesape te tjera por qe eshte nje sfide shume e rendesishme per ne pasi do kerkojme medoemos kualifikimin ne raundin tjeter. E rendesishme eshte qe dy humbjet radhazi nuk kane ndikuar aspak tek ne ka pohuar sulmuesi.
Besa - Poci i
gatshem ne kupe 
Kapiteni i Beses Artion Poci rikthehet ne formacion pas mungeses ne ndeshjen e fundit te kampionatit me Bylisin per shkak kartonesh. Ndaj Skenderbeut shkojme me moral te larte dhe me optimizem. Me vjen mire qe jam rikthyer ne nje ndeshje te tille te rendesishme pasi kupa eshte nder objektivat tona tha ai.
Skenderbeu - Muca sneglizhon kupen
Ne kemi objektiva ne dy planet si per Kupen ashtu edhe per kampionatin keshtu qe duhet te arrijme edhe ne finalen e Kupes si nje objektiv qe na eshte kerkuar qe ne fillim. Natyrisht te arrijme deri atje ne duhet te japim maksimumin tone ne kete ndeshje per te siguruar fitoren dhe per ta pasur me te lehte kualifikimin ka pohuar trajneri i korcareve.

Kupa

Turi III

ndeshjet e para

Grupi A
Shkumbini-Dinamo
Bylis-Tirana

Grupi B
Skenderbeu-Besa
Vllaznia-Laci

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›