Çumani: Ndaj jetimëve duhet më shumë kujdes
Sipas drejtorit të Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptar, Çumani, bëhet e ditur se kjo kategori përballet me shumë probleme sociale dhe institucionet e individet që kujdesen për ta, duhet të jenë më serioze në detyrën e tyre.
TIRANE- Fëmijët jetimë që nuk kanë fatin të birësohen, përballen me shumë vështirësi.
Sipas drejtorit të përgjithshëm të Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani, kjo kategori sociale përballet me shumë probleme. Mosha më problematike thekson Çumani është nga 14 deri në 18 vjeç, pasi këta fëmjë dalin nga Jetimoret dhe rrinë në konviktet e shkollave, e trajtohen si moshataret e tyre.
Sipas tij ligjet shqiptare e percakotojnë shumë mirë se kush duhet të kujdeset për këta fëmijë, por institucionet dhe individët që kujdesen nuk punojnë si duhet.
Ndërsa për birësimet ai ka theksuar se duhet të rritet numri i birësimeve brenda vendit, pasi në këtë mënyrë mund të kontrollohet më mirë gjendia fëmijëve. Çumani i ka bërë thirrje gjithashtu pushtetarëve dhe bizneseve që të ndihmojnë jetimet në të gjithë Shipërinë dhe jo vetëm në Tiranë. (a.r/news24/balkanweb)