E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës-Kukës,Apeli rrëzon Prokurorinë

Pavarësisht se nuk nuk përmbushej asnjë nga kriteret për të zhvilluar një proces pa kamera gjyqtari Dalip Bushi vendosi që të ndërpriteshin të gjitha filmimet e televizioneve gjatë shqyrtimit të ankimimit të Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me zgjatjen e afateve hetimore për Armand Telitin dhe Andi Tomën. Nga këta të dy i pandehur në Gjykatën e Lartë është dërguar vetëm ish-drejtori juridik Andi Toma së bashku me ish-ministrin e Transporteve Lulezim Basha. Pas tre orëve gjyqtari Dalip Bushi rrëzoi për herë të tretë prokurorinë, ashtu siç bënë para tij edhe gjykatësit Sokol Tona dhe Fatmira Hajdari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›