Çurkin: Kosova as në KB, as ndryshim të 1244-shit

New York, 5 gusht - Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara në New York, Vitalij çurkin, i cili aktualisht kryeson për një muaj edhe Këshillin e Sigurimit, ka deklaruar se “shteti i vetëshpallur i Kosovës nuk mund të bëhet anëtare e OKB-së. Rusia, si njëra nga pesë anëtaret e përhershme të KS, ka të drejtë vetoje dhe mund ta bllokojë cilindo propozim me të cilin nuk pajtohet. Përveç kësaj, çurkin ka porositur Kosovën se nuk mund të llogarisë as ndryshimin e Rezolutës 1244, me të cilën përcaktohet tërësia territoriale e Serbisë”, citon çurkinin “Veçernje novosti” e Beogradit.
“Dihet raporti forcave në Këshillin e Sigurimit, prandaj deklarata ime nuk do ta befasojë asnjërin që është mirë i informuar. Nuk është vetëm Rusia, ndër anëtare të KS, kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës,. Për këtë arsye nuk mund të ndryshohet, modifikohet ose të tërhiqet Rezoluta 1244. Ajo edhe më tutje është detyruese për të gjithë dhe paraqet bazë juridike ndërkombëtare për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe të sigurisë së saj”, ka sqaruar Vitalij çurkin.
Ai ka përsëritur se Rusia ka mbetur në pozitat e njëjta dhe mbështet edhe më tutje Serbinë, kështu që përpjekjet e Prishtinës që Kosova të bëhet anëtare e KB janë të paperspektivë.
Duke reaguar në deklaratën e përfaqësuesit të Britanisë së Madhe, Philip Parham, i cili ka këshilluar Serbinë të jetë e gatshme për konfrontime të reja me të gjitha 69 vendet që kanë njohur Kosovën, sepse “nuk mund të ketë kurrfarë kthimi në negociata për statusin dhe as për ndryshim kufijsh”, çurkin ka thënë se përfaqësuesi britanik thirrjes serbe për bisedime i është përgjigjur me kërcënim. Ai ka thksuar se nuk e din nëse britaniku ka pasur autorizimin të flasë në emër të të gjitha vendeve që kanë njohur Kosovën.