Londra: Nuk ka bisedime për statusin e Kosovës

Londër, 5 gusht - Zëvendësshefi i Misionit britanik në OKB, ambasadori Philip Parham thotë se bisedimet për statusin e Kosovës dhe kufijtë aktualë të saj kanë përfunduar. Në një intervistë për BBC-në, ai tha se ky është qëndrim i Britanisë së Madhe dhe i shumicës së vendeve anëtare të BE-së dhe shtoi se pas vendimit të GJND-së për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është hapur një fazë e re në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe me BE-në. Ambasadori Parham tha se qeveria e vendit të tij angazhohet për një dialog mes Prishtinës e Beogradit që do të ndihmojë në përmirësimin praktik të gjendjes përmes bashkëpunimit mes dy shteteve për çështje praktike. Ambasadori britanik thotë se ishte i zhgënjyer me rezolutën serbe, të paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB së, meqë "nuk u bënë konsultime paraprake me
BE-në". Megjithëkëtë, ai shfaqi shpresën për arritjen e një pajtimi për një rezolute të përbashkët që "do të respektojë mendimin e GJND-së për Kosovën". Sa i përket kërkesës së Ministrit të Jashtëm të Kosovës drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së që rezoluta 1244 të zëvendësohet me një tjetër, ambasadori Parham tha se "kjo ka pak gjasa që të ndodhë së shpejti". Sipas tij, do të nevojitet një vendim i Këshillit të Sigurimit për ta bërë këtë "që tani për tani nuk ekziston", tha ai.