E Hënë, 2 Nëntor 2026

30 vite anëtarësim në KiE dhe “Venecia”, Manja: Kur ka folur Komisioni i Venecias, politika në Tiranë ka reflektuar

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja në fjalën e tij hapëse në konferencën  “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias”, deklaroi se Komisioni i Venecias ka dhënë një kontribut të çmuar në reformën në drejtësi dhe në të gjitha proceset demokratike që kanë shoqëruar vendin tonë.

Manja theksoi se kur ka folur “Venecia”, politika në Tiranë ka reflektuar. Ai shtoi gjithashtu se, opinionet dhe këshillat e dhëna nga Komisioni i Venecias, gjenden sot të reflektuara në legjislacionin e brendshëm shqiptar.

“Ky komision ka dhënë kontribut të çmuar jo vetëm sa i takon reformës në drejtësi, por gjatë gjithë proceseve demokratike që kanë shoqëruar Shqipërinë.

Opinionet dhe këshillat e komisionit të Venecias, s’kemi pasur dallime. Kur ka folur Venecia, politika në Tiranë ka reflektuar. Shumë nga opinionet e sugjerimet janë pjesë e legjislacionit tonë të brendshëm”, deklaroi Manja.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›