Rikonstruktohet shkolla “Adem Haxhija” në Postribë, Rama prezanton ambientet e reja

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetin e tij social Facebook pamje nga transformimi i shkollës së mesme të përgjithshme “Adem Haxhija” në Postribë të Shkodrës.
Në postimin e tij, Rama thekson se godina e re e shkollës është plotësisht e rikonstruktuar dhe tashmë e pajisur edhe me fusha të reja sportive.
“Transformimi i shkollës së mesme të përgjithshme ‘Adem Haxhija’ në Postribë të Shkodrës, pajisur me fusha të reja sportive”, shkruan Rama.
/rtsh.al/