E Martë, 3 Nëntor 2026

U kap me 35 doza kanabisi gati për shitje, arrestohet i riu në Fier

Një i ri është arrestuar në Fier, pasi u kap me doza kanabis gati për shitje.

Në pranga përfundoi 29-vjeçari R.O., i cili gjatë kontrollit fizik dhe të mjetit që drejtonte iu gjetën 35 doza kanabisi gati për shitje.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas të implikuar në prodhim/shitje narkotikësh, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin R. O., 29 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrolli në automjetin që drejtonte, këtij shtetasi iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 35 doza të gatshme për shitje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi lëndën narkotike si dhe dy celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›