E Hënë, 2 Nëntor 2026

Jo më ujë të pijshëm në lavazhe – Në Durrës, nis aksioni që prek 300 subjekte

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës ka nisur aksionin për ndërprerjen e kontratave të furnizimit me të gjitha subjektet që funksionojnë si lavazhe. Bazuar në VKM dhe urdhrin e brendshëm të shoqërisë, njësia task forcë pranë kësaj shoqërie ka nisur punën në zonën e Durrësit, Kavajës, Rrogozhinës, Shijakut dhe Krujës.

“Kemi ndërmarrë një aksion për të gjitha subjektet për lavazh, për ndërprerjen e ujit të pijshëm. Duke u bazuar edhe në VKM që na ka ardhur si Drejtori Rajonale një urdhër për sa i përket kësaj pjese asnjë subjekt lavazh nuk do të furnizohet më me ujë të pijshëm”, u shpreh Julian Beshiri, drejtor i njësisë Task Forcë pranë SHRUKD.

Drejtori i njësisë Task Force Julian Beshiri thotë se nga ky moment asnjë subjekt lavazh nuk do të marrë ujë nga rrjeti, por mund të përdorë ujin e puseve për një aktivitet të tillë.

“Pronarët e lavazheve edhe pse kanë puse aktualisht do të pajisen me leje për sa i përket puseve tek agjencia e burimeve ujore”, tha ai.

Në këtë qark ka afro 300 subjekte që funksionojnë si lavazhe për larjen e automjeteve. Paraprakisht të gjithë subjektet që përdorin ujin e pijshëm për larjen e automjeteve janë njoftuar afro një muaj më parë për aksionin e mbylljes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›