8 Marsi, urime për gruan vijnë në gjuhët e ndryshme të turistëve

TIRANË, 8 mars /ATSH/ Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale mesazhe urimi për gruan nga gjuhë të ndryshme të turistëve.
Kreu i qeverisë publikoi një video nga turistë të huaj në Gjirokastër, të cilët uruan gratë në këtë ditë të rëndësishme.
“Duke qenë se është një ditë kaq domethënëse do t’iu isha mirënjohëse nëse do t’i kushtonit vëmendje barazisë gjinore”, u shpreh një turiste nga Koreja e Jugut.
Një çift turistësh nga San Françisko, SHBA, uruan gjithashtu gratë në këtë ditë, dhe në veçanti gratë shqiptare.
“Po e shijojmë jashtëzakonisht shumë Shqipërinë, dhe iu urojmë të gjitha grave një ditë shumë të lumtur. Urojmë të gjitha gratë që kemi takuar në këtë vend, të cilat janë shumë mikpritëse, të zgjuara dhe të suksesshme”, u shprehën ato.
“Ne jemi nga Gjermania dhe u urojmë të gjitha grave dhe sigurisht nënave tona një ditë të bukur dhe gëzuar 8 Marsin”, thanë dy turistë të tjerë.
Një tjetër turiste nga Franca uroi “më shumë liri dhe barazi për të gjitha gratë në botë”.
“Vij nga Holanda dhe dëshira ime është që gratë ta shohin feminilitetin si një forcë dhe jo si diçka që i bën ata më pak të vlefshme”, u shpreh një turiste holandeze.
Një grup turistësh francezë u shprehën se “për këtë ditë ndërkombëtare të të drejtave të grave ne urojmë paqe në botë”.
8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, festohet sot në të gjithë botën, për të nderuar dhe respektuar figurën e gruas. Kjo ditë e veçantë i kushtohet vlerësimit të rolit dhe kontributit të grave në shoqëri, si dhe reflektimit mbi të drejtat dhe barazinë gjinore. Në Shqipëri festa e gruas është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat.
/m.q/a.f/