E Martë, 3 Nëntor 2026

ABU DABI – Takim Armeni- Azerbajxhan për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe

MOSKË, 10 korrik /ATSH-DPA/ – Kundërshtarët e kahershëm, Armenia dhe Azerbajxhani, kanë vazhduar përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet dypalëshe me bisedime të nivelit të lartë në Abu Dabi, megjithëse nuk pati ndonjë përparim të madh.

“Kryeministri armen, Nikol Pashinyan dhe presidenti azerbajxhanas, Ilham Aliyev diskutuan, ndër të tjera, demarkacionin e kufirit mes dy vendeve”, sipas deklaratave nga të dyja palët.

Në vitin 2023, Armenia humbi kontrollin mbi rajonin e diskutueshëm të Nagorni-Karabahut gjatë një ofensive të shpejtë nga Azerbajxhani, i cili qeveriset nga Aliyev dhe ka pasuri të mëdha nafte.

Pas takimit, Ministritë e Jashtme të të dy vendeve publikuan deklarata thuajse identike, duke e përshkruar dialogun e drejtpërdrejtë – si formatin më efektiv për të çuar përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Palët ranë dakord të vazhdojnë bisedimet.

Në mars të këtij viti, të dy vendet deklaruan se kishin arritur një marrëveshje mbi tekstin e një traktati paqeje, por ai ende nuk është nënshkruar. /Ad.Ab./ /a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›