E Diel, 1 Nëntor 2026

AFRIKA E JUGUT – Të paktën 21 të vdekur në një aksident rrugor

KEJP TAUN, 14 shtator /ATSH-DPA/- Të paktën 21 persona kanë humbur jetën pasi dy automjete minibus dhe një makinë u përplasën në provincën Western Cape të Afrikës së Jugut, në orët e para të së hënës, njoftuan autoritetet.

Tre persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë nga aksidenti, i cili ndodhi në rrugën mes Prince Albert dhe Leeu-Gamka.

Autostrada u mbyll për disa orë për t’u mundësuar ekipeve të emergjencës të ndërhynin.

Shkaku i aksidentit ende nuk dihet.

Aksidentet me pasoja fatale janë një problem i përsëritur në Afrikën e Jugut.

Ndër shkaqet më të zakonshme janë shpejtësia e lartë, parakalimet e rrezikshme, lodhja e drejtuesve të mjeteve, automjetet jo të mirëmbajtura dhe infrastruktura e pamjaftueshme rrugore.

Sipas Ministrisë së Transportit, rreth 11 500 persona humbën jetën në aksidente rrugore në Afrikën e Jugut gjatë vitit 2025. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›