E Martë, 3 Nëntor 2026

AKSK, trajnim për sigurinë kibernetike me stafet e bashkive Kamzë, Elbasan, Shkodër dhe Krujë

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Forcimi i kapaciteteve teknike në nivel vendor është thelbësor për një reagim të shpejtë dhe të koordinuar ndaj incidenteve kibernetike.

Në ambientet e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u zhvillua sot një tjetër trajnim praktik me platformën SimSpace, këtë herë për stafet IT dhe sigurisë kibernetike nga bashkitë e Kamzës, Elbasanit, Shkodrës dhe Krujës.

Në një njoftim të AKSK-së, thuhet se përmes skenarëve të simuluar në kohë reale, pjesëmarrësit ushtruan aftësitë për zbulimin dhe menaxhimin e sulmeve, duke u njohur me teknika të avancuara për mbrojtjen e infrastrukturave digjitale.

Ky bashkëpunim është pjesë e nismave të AKSK për rritjen e sigurisë kibernetike në institucionet publike dhe ndërtimin e një rrjeti ekspertësh në të gjithë territorin.

Nga trajnimi praktik me platformën SimSpace, nga AKSKS me stafet IT dhe sigurisë kibernetike ng... 1 nga 3

/e.i/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›