ARMO, Ruli: Vazhdon puna në përputhje me kontratën
ARMO vazhdon veprimtarinë e saj normalisht. Kështu ka deklaruar Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli i cili gjatë diskutimit në komisionin e veprimtarisë prodhuese theksoi se kompania e naftës Raffinery Associates e cila bleu 85% të aksioneve të ARMO-s po respekton të gjitha kushtet dhe të gjitha kontratat e nënshkruara.
Sipas Rulit, inspektimet e bëra në ARMO, pas privatizimit të saj flasin për një veprimtari normale të kompanisë, në një kohë që debati është fokusuar në investimet e parashikuara.
Kompania e privatizuar tashmë e naftës, ARMO ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë reformë përsa i përket punonjësve në këtë kompani. Në një kohë që Refinery Associates është tashmë pronar i 85 % të aksioneve të kompanisë, pritet që kompania ti nënshtrohet edhe një vale të re investimesh përsa i përket teknologjisë dhe zgjerimit në tregun vendas.