E Diel, 1 Nëntor 2026

Abaz ndërpret lidhjet me Olmertin

Lideri palestinez, Mah
mud Abaz, ka ndërprerë
kontaktet me Izraelin në
protestë ndaj sulmit të fundit
izraelit në Gaza, pas të
cilit kanë humbur jetën 100
persona. Ndërprerja ka
ardhur pas demonstratave
të mëdha në Gaza dhe përleshjeve
të trupave izraelite
në Bregun Perëndimor.
Dhuna është intensifikuar
shumë në Gaza dhe dita e
djeshme mund të konsiderohet
si më e përgjakshmja
prej vitesh. Përleshjet dhe
ndikimet e tyre diplomatike
kanë tërhequr vëmendjen e
komunitetit ndërkombëtar.
Sekretari i OKB-së, Ban Ki
Mun, u bëri të ditur të dyja
palëve që t‘i jepnin fund
dhunës, por ministri i
Mbrojtjes izraelit, Ehud Barak,
kundërshtoi duke thënë
se vendi i tij po përgatitej për
një përshkallëzim të dhunës
në Gaza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›