E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, rezultatet e para i japin 80% Medvedev

Janë zhvilluar dje
zgjedhjet presidenciale
në vendin më të
madh të botës, proces në
të cilin kishin mundësinë
të merrnin pjesë 109 milionë
votues. Nuk ka asnjë
dyshim që fituesi do të jetë
Medvedev, beniamini i
ish-presidentit Putin, i cili
në një lëvizje rokade pritet
të marrë shumë shpejt
postin e Kryeministrit të
vendit. Zgjedhjet shumë të
parashikueshme janë kritikuar
shumë nga opozita
e dobët ruse, sipas të
cilës, ato nuk u karakterizuan
nga konkurrenca.
Rezultatet e para kanë dalë
dje në orët e vona të natës,
orë kur merr fund edhe
votimi në zonat më të
largëta të Rusisë. Kandidati
me fitoren e sigurt,
42-vjeçari që aktualisht
është zëvendëskryeministër,
Dimitri Medvedev,
e ka hedhur votën e tij në
Moskë së bashku me gruan
e tij, Svetllana, dhe pas
votës ka deklaruar: "Ndihem
mirë. Pranvera është
në prag". Nga ana e tij,
Presidenti në ikje, Putin,
me buzëqeshjen që e karakterizon
ka votuar së
bashku me bashkëshorten
në Akademinë ë Shkencave,
por ndryshe nga
Medvedev nuk ka bërë
ndonjë deklaratë. Politikanët
e opozitës ndërkohë
e kanë konsideruar
votën si një farsë të turpshme.
Ndërkohë, sipas
sondazheve, një pjesë e mirë
e rusëve janë shprehur pozitivisht
ndaj Putinit duke ia
faturuar atij përmirësimin
ekonomik të vendit këto 8
vitet e fundit dhe kjo është një
nga arsyet që ata do të votojnë
për personin e
përkrahur nga Putini. Sipas
sondazheve, Medvedev, që
është shkolluar për jurist dhe
për herë të parë ka punuar
me Putinin 18 vjet të shkuara,
para se ta ndiqte Putinin
edhe në Kremlin, do të fitojë
rreth 70% të votës. Ende nuk
dihet se si do të organizohet
kalimi i Putinit nga
President në Kryeministër
të vendit, por Rusia ka
treguar se nuk para ndjek
demokracinë tipike perëndimore
dhe rregullat e saj
të pushtetit. Për sa i përket
pjesëmarrjes në votime,
ajo mendohet të ketë
qenë 70%, ndërkohë që
shumë vëzhgues perëndimorë
e kanë bojkotuar
detyrën për shkak të
zënkave të shumta me
anëtarët e komisioneve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›