E Diel, 1 Nëntor 2026

Abonete, ne shitje vetem nga dispecerite

Pas mjaft peripecish, kartelat e pajtimit mujor per transportin urban kane dale ne shitje. Shume qytetare te Tiranes jane interesuar ne pika te ndryshme per te blere abone, por jane njoftuar se kesaj here pikeshitjet e gazetave apo librarite nuk jane pajisur me to. Kesisoj, te interesuarit jane paraqitur prane dispecerive per t'i blere, ndonese ditet e para te muajit dhjetor ata jane detyruar te levizin me bileta ditore, per shkak te mungeses se kartave mujore te pajtimit. Radhet e gjata duket se nuk jane me te tilla, pasi me ne fund, dolen ne shitje. Megjithate, qytetaret jane ankuar se ditet e para kane shpenzuar shuma jo te vogla me bileta, per shkak te levizjes me autobuse urbane disa here ne dite. Ndersa kerkesa e shoqates per rritje te cmimit te biletes ne 50 leke, ka marre pergjigje negative. Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranes, cmimi mund te rritet vetem nepermjet nje VKM-je. Ndersa po ky institucion ia ka vene fajin qeverise dhe Ministrise se Transporteve per situaten e krijuar per dy muaj rresht. Bashkia i ka bere thirrje ketyre institucioneve qe te pershpejtojne rishikimin e te gjithe kuadrit ligjor dhe hartimit te nje kornize te re, qe do t'i jape zgjidhje dhe pergjigje te gjitha problemeve te mbartura ne fushen e transportit publik. Bashkia e Tiranes ka premtuar se do ta kete prioritet transportin publik per 4 vitet e ardhshme dhe do te punoje me kembengulje per t'i garantuar qytetit nje transport te sigurt, komod dhe te shpejte. Situata me abonete filloi te behej kritike ne muajin nentor, kur Shoqata e Transportit Qytetas nderpreu perkohesisht shperndarjen e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›